Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama: Vetëm njëherë kam luajtur bixhoz

Kryeministri Rama: Vetëm njëherë kam luajtur bixhoz

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 ka zbuluar se vetëm një herë ka luajtur në lojërat e fatit në jetën e tij; në vitin 1992 në Berlin.

“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi [Naçi] e di shume me mire se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha shefi i qeverisë në studio.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë që qeveria ka miratuar ligjin për mbylljen e likave të basteve, ndonëse ka shumë paqartësi dhe dyshime sesi do të operojnë operatorët në treg pas 1 Janarit 2019.

Të fundit