Flash News

KRYESORE

Kryeministri rus infektohet me Covid-19, Putin e zëvendëson menjëherë

Kryeministri rus infektohet me Covid-19, Putin e zëvendëson

Infektohet me coronavirus kryeministri rus, Mikhail Mishustin.

Mishustin konfirmoi rezultatet e testimit në një video-konferencë me presidentin Vladimir Putin, dhe emëroi zëvendësin e tij në detyrën e Kryeministrit.

“Unë duhet t’u bindem rregullave të izolimit për sigurinë e kolegëve të mi," tha Mishustin.

Në vend të Mishustin do të vijë zëvendëskryeministri i parë Andrey Belousov që të shërbejë tashmë si kryeministër në mungesë të tij. Putin mbështeti propozimin e tij.

Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste me covid-19 dhe 1,073 viktima.

Të fundit