Flash News

KRYESORE

“Kryeministri shqiptar ishte mjaft i pasuksesshëm”, qëndrimi i këshilltarit të CDU për samitin e Berlinit

“Kryeministri shqiptar ishte mjaft i pasuksesshëm”,

Këshilltari ekonomik i Grupit Parlamentar të CDU në Bundestagun gjerman, Martin Henze komenton aktualitetin politik në Shqipëri, si dhe prespektivën integruese në një intervistë për gazetën ‘Panorama’.

Sipas Henze, kriza politike në vend mund të zgjidhet nëse krijohen kushte për garantimin e besimit në të gjitha partitë.

I pyetur se cili është mendimi i tij, lidhur me Samitin e Berlinit dhe qëndrimet e Francës e Gjermanisë, Henze tha: “Perspektiva e vetme e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është dhe duhet të jetë vetëm anëtarësimi në BE. Berlini dhe Franca kanë thënë në mënyrë të qartë në konferencën e Ballkanit që një jorespektim i kufijve kombëtar në Ballkan është i papranueshëm. Kryeministri shqiptar ishte mjaft i pasuksesshëm në këtë drejtim. Për Shqipërinë, tani është shumë e rëndësishme zgjidhja e problemeve të brendshme e kjo sigurisht që mund të arrihet vetëm me konsensus midis të gjitha partive demokratike dhe grupeve shoqërore”.

Të fundit