Flash News

KRYESORE

Kryeministri i sugjeron qytetarit të vrasë veten… ndodh në Shqipërinë e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama shpesh herë ka treguar se nuk është i përgjegjshëm në deklaratat që bën, por dita ditës po rëndohet edhe më shumë. Ndoshta për herë të parë në botë, një kryeministër i sugjeron publikisht qytetarit të tij të vrasë veten vetëm përse mbështet kundërshtarin e tij politik.

“Ishalla s’të shkojnë keq planet se do bësh ndonjë vetvrasje”, shkruan një qytetar në profilin e Ramës dhe ky i fundit pa u menduar shumë i përgjigjet: “Mondi, mos na e turpëro Librazhdin me fjalitë e Saliut në gojën tënde aman të keqen, se më mirë të vrasësh veten pastaj se të rrosh si papagall i Saliut”.

Kjo replikë e një kryeministri me qytetarin e tij mund të jetë normale vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës.

Të fundit