Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Kryeministri tregon incidentin me Shullazin gjatë fushatës, paralajmëron gangsterët
Kryeministri Edi Rama ka treguar për një incident të ndodhur gjatë fushatës së tij për kryetar bashkie të Tiranës, kur një nga kriminelët më problematikë të vendit, Emiliano Shullazi i dhunoi të pranishmit.
“Shullazi ku është tani. Ky njeri ka ardhur me eskortë, i shoqëruar nga policia e shtetit në fushatën time për kryetar bashkie dhe e ka marrë zvarrë Besnik Baren, Vasilika Hysin dhe 100 të tjerë dhe ka thyer gjithçka që ka gjetur aty. Ky njeri ku është, ku janë një sërë nga profilet e larta të krimit? Jo janë në burg, por janë në vigjilje të një procesi që vetëm ne kemi guxuar ta bëjmë, që është procesi i izolimit të plotë, nën shembullit i 41-bis në Itali. Ka filluar të implementohet.”, tha Rama në “Opinion”.
Por i pyetur në studio për faktin që në rrugët e Tiranës shikohen me shumicë të rinj me makina të shtrenjta, që nuk dihet se na i kanë marrë paratë, kreu i qeverisë tha se shumë shpejt ndaj tyre do të merren masa.
“Brenda nëntorit unë do të shpall përpara shqiptarëve një plan të posaçëm, pikërisht për të gjithë personat me precedentë penalë, apo të skeduar si persona të skeduar në aktivitete kriminale, të cilëve do t’u rezervojmë një trajtim shumë të veçantë, një trajtim që nuk iu shkon mendja shqiptarëve.
Kjo gjë që do të bëjmë tani ka ardhur koha ta bëjmë, sepse Policia e Shtetit i ka fituar të gjitha ato hapësira ne terren. Nuk ka krahasim me atë që është bërë më parë. Është vendosur baza për të bërë këtë ofensivë të re. Do ta bëjmë siç nuk ua pret mendja, atyre, juve dhe shqiptarëve.”