All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kryeministri tregon në konferencë se përse e duam Evropën

Kryeministri tregon në konferencë se përse e duam Evropën
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e dashuruar me Evropën e synon që të bashkohet me të. Ai ka treguar në konferencë për shtyp se përse shqiptarët duan që të jenë pjesë e familjes evropiane, ndërsa shtoi se përgjigjja “po” nuk do të thotë hyrje të menjëhershme, por vlerësim për detyrat e bëra, e në të njëjtë kohë përkushtim për të bërë përpara.

All - Paragraf - 3

“Ne jemi në një histori dashurie me Evropën. Nëse Britania dëshiron që të divorcohet, ne kjo nuk na intereson. Për ne Evropa është ajo që është për etërit themeluesit e saj. Ne vijmë nga larg, nga në epokë jo shumë e largët në kohë, ku gjendeshim si Koreja e Veriut e Evropës. Kemi njohur luftën me sytë tanë. Në Kosovë gjysmë milionë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe erdhën këtu, kur ne ishim të rritur.

Historia nuk është një film bardhezi, si anglezët që shohin Churchillin bardh e zi. Është udhëtimi i vetëm për ta shndërruar Shqipërinë në një demokraci Evropiane.

Pra më duket e drejtë të falënderoj kryeministrin dhe Italinë që në këto moment po na japi arsye. Ne nuk po kërkojmë dhuratë, as lëmoshë, por atë që na takon. Kemi bërë atë që na takon.

Më tej do të tregojmë që do të jemi të gatshëm për t’u shndërruar në anëtarë.

Do të ketë gjithmonë një kjo dhe ajo që mund të shtohet në montimin e një alibie. Në këto momente shumë prej vendeve që janë anëtarë të BE-së, do të kishin të njëjtin problem, po të ishin në vendin tonë. Më 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur. Nëse nuk do të kemi një “PO” të qartë, do ta marrim parasysh dhe do të vijojnë, sepse në fund të fundit, ky rrugëtim është për ne..”, tha Rama në konferencw me kryeministrin italian Conte.

Të fundit