Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kryeministri vendos nesër se çfarë do të bëjë me shpërblimin për pensionistët
Qeveria shqiptare do të marrë një vendim ditën e nesërme nëse do të shpërblejë pensionistët më rastin e festave të fundvitit. Ekonomikisht vendi u godit si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit e është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Janë me mijëra familje që kanë nevojë për ndihmë, por kryeministri Edi Rama tha se ende nuk e ka vendosur nëse do t’u japë shpërblim pensionistëve.
“Nesër kemi mbledhjen e qeverisë dhe do të flasim për këtë. Çka na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm do të thosha, jo të frenuar. Ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cenojmë prioritetet dhe sigurisht që pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta harrojmë ose neglizhojmë. Por nga ana tjetër jemi të kujdesshëm që do ta përballojmë rindërtimin, qoftë edhe vet.
Ndaj duhet të presim dhe rezultate e Konferencës së Donatorëve për fondet, në mënyrë që të kemi një qartësi se sa do të jetë barra jonë në barrën e përgjithshme. Do të komunikojmë në vijim. Është pyetje me vend dhe është një shqetësim që e kam të qartë dhe të fortë.”, tha Rama për mediat pas mbledhjes maratonë të kabinetit qeveritar në Golem.