Flash News

KRYESORE

Kryeministria grup kontrolli në Ministrinë e Arsimit për vendimet

Kryeministria grup kontrolli në Ministrinë e Arsimit për vendimet

Ditën e sotme inspektorë të anti-korrupsionit në varësi të Kryeministrisë kanë zbarkuar për një kontroll në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit që drejtohet nga ministrja teknike e emëruar nga PD, Mirela Karabina.

Inspektorët e antikorrupsionit kanë bërë kontrolle për disa emërime, shkarkime dhe vendime të tjera që janë marrë nga Karabina.

Ministrja teknike dyshohet se me disa vendime që ka marrë ka dalë jashtë kompetencave të saj duke shkelur ligjin. Grupi i Anti-Korrupsionit është ngritur nga Kryeministra nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaci, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit e mohon lajmin duke deklaruar se nuk ka pasur kontrolle

Të fundit