Flash News

KRYESORE

Kryeministria njoftim në Twitter për takimin e Ramës më Tsiprasin

Kryeministria ka njoftuar në rrjetin social ‘Tëitter’ se Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryeministrin e Greqisë në Londër, aty ku po zhvillohet një Samit për Ballkanian Perëndimor.

Kryeministria thekson se Rama dhe diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme.

“Kryeministrat e Shqiperise dhe Greqise zhvilluan një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër. Ata diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”.

Edi Rama replikon në distancë me komisionerin Hahn: Negociatat çelen vitin e ardhshëm

Johannes Hahn rrëzon Edi Ramën: Nuk kemi vendosur për hapjen e negociatave; ecuria do vlerësohet vitin tjetër

Të fundit