Flash News

KRYESORE

"Kryeministrin e Shqipërisë e nxorra nga zyra", Thaçi: Më ofroi planin për ndarjen e Kosovës

"Kryeministrin e Shqipërisë e nxorra nga zyra",

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në emisionin ‘Opinion’ tregoi një episod të rëndësishëm të vitit 2002. Sipas tij, një kryeministër shqiptar i ka shkuar në zyrë duke i prezantuar planin e Zoran Gjingjiçit, kryeministrit të atëhershëm serb, për ndarjen e Kosovës.

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë, në vitin 2002 ka ofruar projektin e Gjingjiçit për ndarjen e Kosovës. E kam nxjerrë nga zyra”, theksoi Thaçi.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu dhe të ftuarit e tjerë e pyetën disa herë se për cilin kryeministër bëhet fjalë, por Hashim Thaçi refuzoi të tregonte emrin.

Në të vërtetë, në vitin 2002, Shqipëria ka pasur plot tre kryeministra. I pari ka qenë Ilir Meta, i cili ka drejtuar qeverinë nga shtatori i vitit 2001 deri në 29 janar 2002. Më pas, kryeministër ka qenë Pandeli Majko në periudhën 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002, i pasuar nga Fatos Nano prej 29 korrikut.

Të fundit