Flash News

KRYESORE

Kryeministrin Rama e kap nostalgjia, uron “Mirëmëngjes” me Tiranën e viteve 60-të

Kryeministrin Rama e kap nostalgjia, uron “Mirëmëngjes” me

Kryeministri Edi Rama vijon me traditën e tij të urimit të mëngjesit, me foto ose video nga Shqipëria. Këtë herë, kreu i qeverisë është bërë nostalgjik duke postuar në rrjetin social Facebook pamje të rralla të Shqipërisë së viteve ’60. Këto pamje janë sjellë përmes një dokumentari belg. “Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rralla të Shqipërisë së viteve ’60, sjellë përmes një dokumentari të veçantë belg,” shkruan Rama në Facebook. Pamjet e fiksuara në dokumentar përkojnë me imazhet e tij të para për kryeqytetin, pasi ai ka lindur në fillim të viteve 60-të dhe është pikërisht ajo Tiranë që ai ka parë për herë të parë dhe që mban mend.

Megjithatë nuk munguan as kritikat ndaj kryeministrit si në çdo postim të tij. “Ishim me mire kur ishim me keq, zoti kryeminister, me sa duket. Klasa politike e lindur mbas viteve te errta te diktatures nuk beri nuk prodhoj asgje per te permisuar jeten e nje populli te vuajtur te denegjeruar nder vite,” shprehet një prej komentuesve.

 

Të fundit