Flash News

KRYESORE

Kryeministrja britanike: BE të respektojë Mbretërinë e Bashkuar gjatë bisedimeve për Brexit

Kryeministrja britanike: BE të respektojë Mbretërinë e

Kryeministrja britanike Theresa May është shprehur se Bashkimi Europian duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me respekt në negociatat për Brexit.

Në një deklaratë në Downing Street, May iu drejtua krerëve të BE-së se nëse do të refuzonin planin e saj në këtë fazë të vonshme të negociatave do të ishte e papranueshme.

"Unë nuk do ta përmbys rezultatin e referendumit dhe as nuk do ta shkatërroj vendin tim", shtoi May.

Sipas bisedimeve, Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars 2019.

Të fundit