Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryeministrja e Serbisë: Me Kosovën duam marrëveshje gjithëpërfshirëse
Intervistë ekskluzive e Deutsche Welles, me Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë, në Conflict Zone. Brnabiq u përball me pyetje shumë të pakëndshme për Kosovën, reformat, perspektivën e Serbisë.
Tim Sebastian (DW): Një prej kushteve që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian është normalizimi i obligueshëm i raporteve me Kosovën, të cilën ju nuk e njihni. Negociatat po vazhdojnë kohë pas kohe, por ndonjëherë edhe po ndërpriten. Pse BE duhet të merret me këto grindje? A nuk jeni ju një problem tepër i madh për BE?
Ana Brnabiq: Mendoj se sa është i madh interesi ynë që t'i bashkohemi BE-së, aq i madh është edhe interesi i BE për zgjerim në Ballkan. BE është në radhë të parë një projekt paqësor dhe i suksesshëm, sepse për herë të parë në Evropë kemi një paqë afatgjate.
TS: Mirë ky është mendimi juaj, por BE ka thënë qartë se nuk do të importojë probleme të reja bilaterale. Jean Claude Juncker e ka thënë këtë vitin e kaluar. Kjo është e qartë apo jo?
AB: Po e qartë është.
TS: Pra nuk do ta importojë problemin tuaj me Kosovën.
AB: Kjo është absolutisht e qartë...
TS: Nëse nuk e zgjidhni këtë problem, nuk do të futeni në BE, apo jo?
AB: …kjo është për mua normale. Mendoj se kjo është në natyrën e punës. Sikur të isha BE edhe unë do të kërkoja të njëjtën gjë.
TS: Por ju nuk do të dakordoheni shpejtë, këtë e keni pranuar vet. Pra nuk do të keni ndonjë perspektivë të futjes në BE, në një të ardhme të shpejtë?
AB: Këtu nuk pajtohem tërësisht me ju, sepse termini më i afërt i anëtarësimit të mundshëm në BE për ne është viti 2025. Ndaj mendoj se ekziston mundësia që deri në vitin 2025 të nënshkruajmë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën.
TS: Por në këtë moment, nuk duken gjërat kështu.
AB: Nuk e them se kjo do të ndodhë. Them se Serbia ëshë e përkushtuar për këtë. Kjo nuk varet vetëm nga Serbia, varet edhe nga Prishtina dhe aleatët tanë. Ndaj mendoj se ne po shkojmë drejt BE-së. Për mua është me rëndësi që t'i implementojmë të gjitha reformat me qëllim që shoqëria jonë të jetë politikisht dhe ekonomikisht e pjekur për BE.
TS: Kështu thoni ju, por BE nuk është aspak e kënaqur me gjendjen e reformave dhe për këtë do të flasim pak më vonë. Javën e kaluar BE…
AB: As këtu nuk do të pajtohesha me ju. Së pari... në strategjinë e BE-së, Serbia dhe Mali i Zi janë shënuar si dy vende lidere. Do të thosha se kjo është larg dëshpërimit me reformat që po zbatojmë.
TS: Por BE po ngopet ngadalë me ju. Në Samitin e Sofjes në maj dhe më vonë në Londër është bërë e qartë se ka një raport të vakët ndaj gjashtë vendeve ballkanike që duan në BE. Nuk flitet për afate anëtarësimi, ndërkohë që opozita e futjes në BE është e fuqishme, në krye me presidentin francez Macron.
AB: Më lejoni të them: Mendoj se nuk keni të drejtë të thoni se BE është e ngopur me ne. Kjo nuk është diplomatike. Dhe mendoj se këtë nuk mund ta pohoni në emër të BE.
TS: Shikoni se çfarë ka thënë Macroni.
AB: Sikur BE të ishte ngopur me ne, nuk do të hapeshin kapituj të ri në negociata. E ne në mënyrë konstante jemi duke hapur kapituj të rinj që do të thotë se trendi i ecjes drejt BE po vazhdon.
TS: Kjo nuk është në harmoni me atë që thotë presidenti Macron, i cili ka thënë se zhvillimet e 15 viteve të fundit e kanë dobësuar BE-në. "Nuk mendoj se vendeve kandidate u bëjmë shërbim, por as neve, me këtë mekanizëm pa rregulla, ku shkohet gjithmonë drejt zgjerimit më të madh", ka thënë Macron. Kjo nuk tingëllon si mirëseardhje.
AB: Jam dakord me presidentin Macron 100%. Nuk mendoj se zgjerimet në të kaluarën kanë qenë në veçanti të suksesshme. Mendoj se...
TS: E nuk duket se do të ishte i suksesshëm as në rastin tuaj.
AB: …mendoj se kjo është pasojë e një anëtarësimi të këtillë, sepse vendet që anëtarësohen nuk kanë ekonomi konkurrente, që vlen edhe për bujqësinë. Ato vuajnë nga ikja masive e njerëzve të shkolluar dhe në këtë mënyrë dobësohet e gjithë BE.
TS: Po pse pra nuk po e ngrini idenë për anëtarësim? Ndaloni të merrni para nga fondet e BE, zgjidhni problemet bilaterale me Kosovën dhe gjithë të tjerët…
AB: Çfarë fonde? Si mendoni "ti ngrijmë"?
TS: Sa para merrni nga BE? Me qindra miliona...
AB: Marrim... shumë më pak se kjo shumë. Ekzistojnë fondet e e destinuara për vendet kandidate, që janë shumë më të vogla se ato të vendeve anëtare të BE.
TS: Por krijohet përshtypja se këtë e bëni vetëm për para, apo jo?
AB: Kjo është tërësisht e pavërtetë.
TS: Presidenti juaj Vuçiq...
AB: Mund të flas unë, apo ju do të bëni intervistw me vetveten? Dua të them diçka... Së pari, gjithmonë u kemi thënë qytetarëve tanë se BE nuk e shikojmë si një arkë me para. Kualiteti i jetës, vendet e punës dhe rrogat më të mira duhet të vijnë nga vet ne, nga fuqia e ekonomisë sonë. Duam të jemi pjesë e BE,. sepse ky është një projekt paqësor dhe ndajmë të njëjtat vlera me BE-në.
TS: Nëse kjo është e vërtetë, pse Vuçiqi kur ka qenë kryeministër, ka deklaruar në Tiranë: "Mjaft me seminare. Na duhen para nga fondet e BE-së. Atëherë do të shihni buzëqeshjen në fytyrat tona." Kjo është shenjë e qartë se ai interesohet vetëm për para.
AB: Do të thosha se këtë deklaratë e keni nxjerrë tërësisht nga konteksti, nëse është e vërtetë. Mua nuk më kujtohet një deklaratë e këtillë.
TS: E vërtetë është. E kanë emetuar agjencitë tuaja të lajmeve.
AB: Nëse presidenti Vuçiq ka thënë diçka, që nga koha kur ka qenë kryeminsitër, ajo është se BE-në nuk e shikojmë vetëm si një arkë me para. Duhet të kujdesemi për ekonominë tonë, për vendet e punës, për infrastrukturën. Serbia në BE shkon me një qëllim tjetër. Një çështje tjetër është nëse ajo do të jetë e gatshme që të anëtarësohet në BE deri në vitin 2025. Nëse më pyesni mua, sikur BE të thoshte mund të anëtarësoheni nesër, unë do të përgjigjesha "jo" sepse nuk jemi të gatshëm! Në të kundërtën do të kishim një situatë të keqe për Serbinë dhe BE-në. Ne jemi më shumë të interesuar për reforma.
TS: Kryeministre, kur flitet për Kosovën, ju tërë kohën po i ngrini stekën. Thoni se duhet të arrihet marrëveshje e përgjithshme, duke përfshirë të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, bashkëpunimin ekonomik, mësimin e dy gjuhëve, trashëgimia kulturore... Kështu keni deklaruar së fundi në një intervistë.
AB: Absolutisht. Po pse kjo është "ngritje e stekës"? Kjo është një marrëveshje gjithpërfshirëse, çfarë ngritje steke?
TS: Për këtë ju duhet shumë kohë, të paktën 10 vjet. Pse BE duhet të presë kaq gjatë?
AB: Kush po thotë se BE do të presë kaq gjatë? Nëse kjo zgjatë 20 vite, kjo do të thotë se nuk do të anëtarësohemi fare në BE. Askush nuk thotë se BE duhet të presë kaq gjatë. /DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38