Flash News

KRYESORE

Kryeministrja serbe: Nuk ka bashkim të Preshevës me Kosovën

Kryeministrja serbe: Nuk ka bashkim të Preshevës me Kosovën

Kryeministrja serbe Ana Brnabic është shprehur se deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se përmes korrigjimit të kufijve Lugina e Preshevës do t’i bashkohet territorit të Republikës së Kosovës nuk lidhen me realitetin, shkruan 'Novosti’.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka ftuar institucionet e Kosovës që t’i heqin barrierat dhe t’i kthehen dialogut të Brukselit.

“Në Prishtinë është më mirë t’i kthehen realitetit. Le t’i kthehemi dialogut dhe bashkëpunimit, dhe mos t’i rrisim pengesat”, ka thënë Brnabic, e pyetur nga gazetarët rreth asaj se Prishtina po kërkon të marr tri komuna të Serbisë, shkruan ‘Novosti’.

Në diskutimet për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve, presidenti Thaçi vazhdimisht ka deklaruar se do të marrë Luginën e Preshevës pa dhënë asgjë në këmbim për Serbinë, ndonëse është folur se tri komunat në pjesën veriore, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, do t’i jepen Serbisë në këmbim të Luginës.

 

Të fundit