Flash News

KRYESORE

Kryen vjedhje në seri, arrestohen dy të miturit në Vlorë

Kryen vjedhje në seri, arrestohen dy të miturit në Vlorë

Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar dy të mitur, pasi akuzohen se kanë kryer 4 vjedhje të dokumentuara.

Policia në një njoftim për median  bën me dije se dy të miturit kanë vjedhur në banesa, dyqane dhe rrugë.

Policia Vlorë, ka kapur dhe arrestuar shtetasit A.Z., 17 vjeç, dhe F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15 shtator 2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit