Flash News

KRYESORE

“Kryengritja” ndaj Arta Markut, prokurori i Durrësit nuk pranon të japë dorëheqje

Kryeprokurorja Arta Marku ka nisur ndryshimet ne disa prokurori në qark që pas marrjes së detyrës.

Mësohet se pas një takimi që zgjati disa minuta me prokurorin  e Durrësit, Agron Gjanaj, Marku i ka kërkuar  atij që të japë dorëheqjen, por Gjanaj nuk ka pranuar.

“Nuk jap dorëheqje,  nuk jam i komanduar, jam i emëruar”, mësohet të ketë thënë Agron Gjanaj para kryeprokurores.

Ndryshe nga rasti i Gjanajt, vendimi për prokurorin e Elbasanit Dritan Gina, është firmosur, por ky i fundit nuk ka pranuar të largohej.

Të fundit