Flash News

KRYESORE

Kryenin vjedhje me dhunë në Shkodër, një i arrestuar, 3 në kërkim

Kryenin vjedhje me dhunë në Shkodër, një i arrestuar, 3

Të paktën një person është arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim pas zbulimit të grupit

kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Shkodër.

Sipas policise ata kanë kryer 7 vjedhje në 5 muaj.

Në pranga u vu shtetasi Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër i dënuar më parë për veprat penale ” Vjedhje” dhe ” Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve O. M, 28 vjeç, T. T. 61 vjeç dhe K.T, 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.”

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë, ku shtetasi Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre. Konkretisht :

­ – Me datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.

 – Me datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo “Parrucë” ,i kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare shtetases K. B.

– Me datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja “Vasil Shanto “tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.

– Me datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga “Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.

– Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga ”Kongresi Përmetit” i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.

– Me datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I.

– Me datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K

Të fundit