Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryepeshkop Anastasi, gardiani i varrezave të ushtrisë greke në Shqipëri
Arben LLALLA
Një nga detyrat e shumta që kishte Janullatosi në favor të interesave greke në Shqipëri, ishte të përdorte gjithë makinerinë e tij kishtare, priftërinjtë dhe mercenarët e paguar, për të lokalizuar, gjetur, zhvarrosur e rivarrosur nëpër varreza ushtarake, trupat e të rënëve në luftën italo-greke të 1940. Shteti grek, kishte favorin se nuk përfshihej direkt, duke ia lënë këtë detyrë KOASH, e cila do tërhiqte më pak vëmendje, ndërsa Janullatosi, duke treguar gatishmëri maksimale për t’i shërbyer shtetit të tij, do të përfitonte kalimin e miliona eurove investime, për të ndërtuar kisha e shkolla greke, e për të ngritur kultin e tij të individit, e për të fituar adhurimin e atyre ortodoksëve, që u dhemb kisha. Dhe nga dashamirësia nuk i hapin sytë të shohin se ç’po i bën kombit shqiptar, prelati i tyre i dashur.
Por, nëse shteti grek, zgjodhi e gatoi një nga njerëzit më finokë për ta instaluar si kryepeshkop në Shqipëri, në shërbim të interesave greke, ky i fundit, gjithë zinxhirin poshtë vetes, e përzgjodhi me qëllim ta mbushte me njerëz injorantë e të pagdhendur, me kulminacion peshkopët myslimanë, të cilët i garantonin kontrollin e sigurt mbi sinodin. Ndërsa rasti i priftit të pashkollë të Kosinës, i shkaktoi Anastas Janullatosit ndoshta një nga skandalet më të mëdha e të paharruara, që frymëzuan më vonë, romane e filma tragjikomikë, do sillnin përjetësimin e kësaj historie të turpshme, ku civilë, gra e fëmijë shqiptarë, shkuleshin dhunshëm nga vendprehjet e tyre, për të mbushur gropat e varrezave të ushtarëve grekë, e gjerdanët e unazat e florinjta, me të cilat ne shqiptarët i zbukurojmë të vdekurit, ktheheshin në mollë sherri mes priftit e punëtorëve, që nga zbulues kokallash, u kthyen në gjuetarë thesaresh, duke u përdhosur të afërmit e bashkëfshatarëve të tyre.
Makabritete të tilla, nuk ka mendje që t’i rrokë. Kështu, vetë Janullatosi e vuri për të disatën herë në pozicion të pafavorshëm shtetin grek, që u detyrua për shkak edhe të ndjeshmërisë së madhe të opinionit publik, të shtynte finalizimin e zbatimit të marrëveshjes ndërshtetërore që garanton ndërtimin e këtyre varrezave. Po mirë, do pyesë dikush, nëse ka marrëveshje ndërshtetërore, pse e ngarkoni me faj Janullatosin për këtë çështje? Ja pse e bëjmë.
Në një marrëveshje ndërshtetërore, Janullatosi nuk ka asnjë punë të ndërhyjë për zbatimin e saj. Zhvarrimin e ushtarëve të rënë, duhet ta bënin strukturat shtetërore, me mbikqyrje ekspertësh nga të dyja palët, që ata që nxirreshin prej varreve, të ishin realisht ushtarë. Emisari grek u përzie aty ku nuk duhej, dhe pa dashje u tall me shtetin e tij, kur një prift i ulët, po u shiste grekëve sapunin për djathë. Imagjinoni grekët e shkretë, që në vend që të qajnë të afërmit e tyre, të jenë duke i ndezur qiri, ndonjë fshatari të Kosinës, apo ndonjë fëmije a nuseje të vdekur para kohe.
Jam pro zbatimit të konventave ndërkombëtare të luftës, të cilat sanksionojnë se të rënët varrosen përkohësisht afër fushëbetejave, por ata tërhiqen pas mbarimit të luftës. Këtë gjë bëri dhe Italia, por Greqia refuzon ta bëjë, se këto varreza, i duhen si dokumente të gjalla të historisë moderne të saj, ku pretendimet irredentiste për VorioEpirin, duket se janë riaktivizuar fuqishëm.
Megjithatë, shteti ynë, ndoshta nga presionet për bllokimet integruese e bëri edhe këtë lëshim. Dhe këtu, sërish hyn ai, kapiteni ushtarak Tasos Janullatosi i njohur në popull si kryepeshkop Anastasios tinëzisht, duke i bërë shtetit dhe kishës shqiptare një dëm të dytë kolosal. Pasi njollosi priftërinjtë dhe imazhin kishtar duke e kthyer KOASH-in në firmë funerale zhvarrimesh, dhespoti grek avancoi duke i grabitur popullit shqiptar, prona të paluajtshme, blerë me gjak e mund.
Ç’punë kishte Janullatosi dhe kisha shqiptare të lëshonte prona e manastire të saj historikë, që të ktheheshin në varreza greke? A nuk përcaktonte marrëveshja caktimin dhe blerjen e truallit për një qëllim të tillë? Por jo, shteti grek nuk kishte pse harxhohej kot. Sërish Janullatosi u hodh në veprim dhe u fali grekëve manastirin e Grykës së Këlcyrës, duke ua grabitur atë shqiptarëve. Ose i fali shtetit grek një copë tokë shqiptare, duke shkelur rëndë integritetin territorial. Sot tokat nuk pushtohen më me luftë, ato ose blihen ose falen. Këto gjëra dihen prej shtetarëve dhe ndërkombëtarëve.
Në një kabllogram diplomatik, dëshmohet se peshkopi i Elbasanit i njoftonte zyrtarët e një ambasade për masakrën që po bënte Janullatosi i koordinuar nga Athina zyrtare. Por peshkopit të konvertuar, fatkeqësisht, iu zbulua “tradhëtia” dhe për këtë gjë, u degdis nga Tirana me ngritje, pasi mbante detyra të cilat e pajisnin me informacione konfidenciale dhe delikate. Me dyshime për tradhti u pa gjithashtu edhe udhëheqësi i tij shpirtëror, po ashtu i konvertuar nga islami, në pritje të pasojë vetë Janullatosin, nëse nuk ka ndonjë surprizë tjetër apo plan sekret që ta shmangë nga kjo rrugë.
Sigurisht, që shteti grek, me durim e taktika të holla, po i fiton njëra pas tjetrës kauzat e veta. Ne, para pak kohësh denoncuam një nen të rrezikshëm të shtuar në statut (63/2), që e rrëzon praktikisht de facto, Autoqefalinë e KOASH. Nuk dihet nëse gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm grek do të rezervojë ndonjë takim zyrtar me Janullatosin, siç rëndom kanë bërë zyrtarët më të lartë grekë kur kanë vizituar Shqipërinë. Ajo që zyrtarët tanë duhet të dinë, para se të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së rivarrosjes së ushtrisë greke në thellësi të territorit shqiptar, është se këto varreza janë klone simbolikë të një kufiri të ri helenizmi. Dhe, gjenerali i ri i kësaj ushtrie pushtuesish të vdekur, do të varroset ne mes te Tiranës, sipas një plani të mirëmenduar.
Ai, kur ta thërrasë Perëndia, do t’i lërë edhe reliket e tij, brenda katedrales bardheblu të Tiranës, që simbolikisht do të jetë flamuri grek që do të mbulojë trupin e prehur të dhespotit që i shërbeu me besnikëri maksimale shtetit të tij. Dhe Greqia, do të ketë edhe një shenjtor të ri, që do të tërheqë mijëra pelegrinë, që do ta fillojnë udhëtimin e tyre nga varrezat e jugut, për të përfunduar në nderimin e varrit të Shën Anastasios në mes të Tiranës.
Ikonat po mbarojnë, kripta është gati, shpallja e shenjtërimit është bërë premortum. Flaka e kauzës së helenizmës, tashmë e ka pishtarin e ngulur ne zemrën e kryeqytetit shqiptar. A jemi ende në kohë ta pengojmë që kjo të mos ndodhë?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38