Flash News

KRYESORE

Kryepleqtë e Korçës kundër kryeministrit: Nuk kemi leverdi ta luftojmë kanabisin!

Kryepleqtë e Korçës kundër kryeministrit: Nuk kemi leverdi

Ndërkohë që në Tiranë Kryeministri Edi Rama ka mbledhur zyrën operacionale për situatën e kanabisit në vend, kryepleqtë e disa fshatrave në disa njësive administrative të bashkisë së Korçës kanë kërkuar që të rishikohet strategjia anti-kanabis, duke kërkuar pagesa më të larta. Gjatë një takimi me prefektin e Korçës ata ngritën shqetësimin e pagave qesharake, kundrejt përgjegjësise që ju ngarkon ligji për cdo rrënjë kanabisi të mbjelle në territorin e administruar prej tyre. Ata e konsiderojnë të pamundur kontrollin e njësive administrative në kushtet kur pagesa e tyre është në masën e asistencës sociale.

Prefekti i Korçës, Pandi Papando ju kërkoi angazhim total të gjitha strukturave të njësive administrative dhe organeve ligjzbatuese për të zeruar kultivimin e lëndeve narkotike.

 

Të fundit