Flash News

KRYESORE

"Kryepolici rregulloi makinën pas aksidentit, nuk lejoi grupin hetimor për ekspertizë..."

"Kryepolici rregulloi makinën pas aksidentit, nuk lejoi grupin hetimor

Për ngjarjen e rëndë të drejtorit të Policisë, i cili aksidentoi qytetarin në Memaliaj dhe nuk i dha atij ndihmën e parë, madje iku nga vendi i ngjarjes, duke manipuluar provat me rregullimin e makines, pas aksidentit,  nuk lejoi grupin hetimor per ekspertizen, ka reaguar me anë të një deklarate edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj: “Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Drejtori i Policisë, Lorenc Paganika ka aksidentuar një kalimtar në Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë as ndihmën e nevojshme qytetarit, por tashmë po tenton të manipulojë ngjarjen. Fatmirësisht qytetari i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.

Makina e tij pësoi dëmtime nga aksidenti por drejtori nxitoi që ta rregullojë, dhe ka lejuar ekspertimin nga grupi hetimor vetëm pasi makina ka dalë nga servisi, duke tentuar të mbyllë çështjen.

Kjo ngjarje, e gjitha e filmuar, tregon sjelljen e paprecedentë të kreut të policisë së një qarku. Sjellja e këtij kryepolici vërteton gjendjen e Policisë së Shtetit, ku shefat e saj janë mbi ligjin dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qindra oficerë të tjerë të ndershëm të Policisë së Shtetit.

Kjo është e vërteta. Policia ka kapitulluar përballë krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe nuk garanton dot sigurinë e qytetarëve. Ky është realiteti i qeverisë së Edi Ramës, me krimin që zotëron vendin, me drogën që blen zgjedhjet, me kryepolicë që nuk duan t’ia dinë për ligjin.​”

 

Të fundit