Flash News

KRYESORE

Kryeprokurori i ri, Paloka: Rama synon kapjen e tij

Kryeprokurori i ri, Paloka: Rama synon kapjen e tij

Edi Paloka tha se kryeministri Edi Rama synon të kap postin e kryeprokurorit. Paloka tha se kërkon Rama kërkon të marrë prokurorin për të shpëtuar veten.

“Ka një arsye pse me kaq urgjencë dhe nuk është mbarimi i mandatit të kryeprokurorit, por është këmbëngulja e Edi Ramës për ta marrë Prokurorin. Lidhet me ato që implikojnë njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Praktikisht, Edi Rama kërkon të marrë prokurorin për të shpëtuar veten”, deklaroi ai në Top Story.

Paloka thotë se emërimi i kryeprokurorit të ri, sipas propozimit të mazhorancës, shkel Kushtetutën.

“Sot kërkohet të vendoset një prokuror pa kaluar vettingun. Ky do të ishte fundi i gjithçkaje!”, tha Paloka.

Të fundit