Flash News

KRYESORE

Kryeprokuroria Marku takon kreun e Gjykatës së Lartë

Kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në një takim kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve që në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme, marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka garantuar se Prokuroria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuuar në standartizimin e praktikës së hetimit.

Nga ana e tij, Zaganjori shprehu mbështetjen e tij për institucionin e Prokurorisë dhe garantoi se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet.

 

Të fundit