Flash News

KRYESORE

Kryeprokurorja Arta Marku takon prokurorin që po heton Tahirin

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku u takua me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Sipas njoftimit, Prokurori i Përgjithshëm kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara. Kryeprokurorja garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Në njoftim thuhet se Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.

Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.

Të fundit