Flash News

KRYESORE

Kryesia në OSBE/ Rama nesër në Kiev, zbulohet axhenda e takimeve

Kryesia në OSBE/ Rama nesër në Kiev, zbulohet axhenda e takimeve

Ashtu sikurse paralajmëroi në momentin e marrjes së detyrës drejtuese në OSBE, kryeministri Edi Rama, misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së do ta nisë nga Ukraina.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e OSBE, zbulohet axhenda e takimeve, në vizitën që kryeministri Rama do të zhvillojë nesër.

Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama do të zhvillojë nesër takime në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov. Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

Gjithashtu Rama do të takohet me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Në faqen zyrtare të OSBE-së theksohet se bisedimet do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e Misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së (SMM) në Ukrainë, dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore.

Shqipëria mori presidencën e OSBE për vitin 2020. Kjo është vizita e parë e Edi Ramës si Kryetar i Zyrës së OSBE-së.

Të fundit