Flash News

KRYESORE

Kryesonte listën e personave të kërkuar në Finlandë, 34 vjeçari arrestohet në Tiranë

Kryesonte listën e personave të kërkuar në Finlandë, 34

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një finlandezi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 34 vjeçari me iniciale M.S.,u arrestua pas një bashkëpunimi në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 - prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët.

Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë  me qëllim ekstradimi drejt Finlandës.

Të fundit