Flash News

E-TJERA

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Amerikania - Americanah, Ch. Ngozi Adichie (në origjinal). Në proces përkthimi, botimi pritet në gjysmën e parë të 2023.

Roman gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht i vërtetë, mbi përvojën thellësisht tjetërsuese të të qenit emigrant.

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Numri dy - Numéro deux, David Foenkinos (në origjinal). Në proces përkthimi, botimi pritet në gjysmën e parë të 2023.

Si të gjitha veprat e Foenkinos-it, edhe ky roman paraqet një temë në dukje të lehtë dhe argëtuese, por në fakt, shumë të thellë: sa dhe si ndikohet jeta jonë nga rastet e mëdha e të humbura? Bazuar në historinë e vërtetë të aktorit që arriti i dyti në audicionet për të luajtur rolin e Harry Potter-it.

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Gruaja e ngrënshme - The edible woman, Margaret Atwood (në origjinal). Në proces përkthimi, botimi pritet në gjysmën e dytë të 2023.

Një histori vetëshkatërrimi dhe mbijetese njëkohësisht ndaj strukturave shoqërore e familjare që e bëjnë një grua të ndihet si një send që mund të shitet, blihet apo edhe të hahet.

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Bjondja - Blonde, Joyce Carol Oates (në origjinal), Në proces përkthimi, botimi pritet në gjysmën e dytë të 2023.

Romani që ka frymëzuar edhe filmin me të njëjtin titull, aq shumë të përfolur. Historia e trilluar, por krejt e mundshme, e jetës së Marilyn Monroe-së. Autorja ka zgjedhur këtë ikonë të imagjinatës popullore, por hipotezat e saj mund t'i vishen çdo personazhi që i ofrohet publikut për konsum masiv.

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Jeta shpirtërore, Alberto Moravia, botuar nga Botimet Pegi në tetor 2022, me përkthimin e Aida Baros.

Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë” interviston Deziderian, vajzën e bukur, të re dhe të pamëshirshme të Violës, nënës birësuese.

Shoqërimi i Deziderias me prostituta, tutorë dhe zhigolo të klasës së mesme, që maskohen si revolucionarë, zhytur në afera seksiste e kthejnë në një lloj udhëtimi ekzistencialist e madje nihilist gjithë jetën e saj.

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Heshturazi dashuri, Elisa Shua Dusapin, botuar nga Botimet Pegi në nëntor 2022, me përkthimin e Adelina Jakut.

Ky roman rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Në njëfarë mënyre, ata gjejnë njëri-tjetrin, njihen, zbulojnë sho-shoqin dhe përmes tjetrit përpiqen të kuptojnë diçka nga vetja. Përdhunimi, Joyce Carol Oates, botuar nga Botimet Pegi në nëntor 2022, me përkthimin e Jerina Dushkut.

Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri, pasditeve, rrëfehet historia e Tinës dhe Bethit, e agresorëve të tyre dhe e hakmarrësit të tyre të heshtur, një burrë që e di fort mirë domethënien e drejtësisë. Dhe të dashurisë.

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis, botuar nga Botimet Pegi në nëntor 2022, me përkthimin e Romeo Çollakut.

Në qendër të këtij romani është një djalosh ambicioz e hedonist, i cili arrin një sukses të madh shoqëror dhe ekonomik. Në jetën e tij hyjnë e dalin shumë gra joshëse e përfituese, por vetëm njëra e përfshin në një pasion marramendës, zjarri i të cilit do ta shenjojë përgjithmonë.

Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera, Frank O'Connor, botuar nga Botimet Pegi në nëntor 2022, me përkthimin e Sokol Çungës.

Një përmbledhje me tregime që hedh dritë në komplekset më të hershme të njeriut, në ato më të errëtat dhe më të vështirat për t’u kapërcyer.

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Njerëz normale - Normal people, S. Rooney (në versionin italian).

Historia e dy njerëzve psikologjikisht të dëmtuar, të cilët gjejnë shpëtim nëpërmjet pasionit dhe dashurisë.

10 librat e vitit 2022 sipas botueses Loreta Berhami

Të fundit