Flash News

KRYESORE

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

*Lutfi Dervishi është gazetar dhe analist i njohur dhe aktivist i shoqërisë civile

1.To Run the World - Sergey Radchenko

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Një analizë brilante mbi politikën globale dhe fuqitë që e drejtojnë botën. Një libër që të ndihmon për të kuptuar lojën e madhe të diplomacisë dhe ndikimit ndërkombëtar gjatë Luftës së Ftohtë. Libër i bazuar mbi arkivat ruse dhe kineze. Aty gjen dhe Shqipërinë dhe i jep përgjigje psh pyetjes se, pse ngjan aq shumë konferenca e Tiranës e vitit 1956, me konferencën e zhvilluar në kryeqytetin e Koresë së Veriut.

2.Nexus - Yuval Noah Harari

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Një reflektim mbi të ardhmen e njerëzimit dhe rolin e teknologjisë në transformimin e shoqërisë. Një vështrim mahnitës për ata që janë kuriozë se çfarë po ndodh sot dhe çfarë do të ndodhë nesër. Ky libër është po aq mahnites/tronditës sa libri i parë i Hararit: “Sapiens, a brief history of humankind”.

3.The Coming Wave - Mustafa Suleyman

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Ky libër është për ndikimin e teknologjive të reja si inteligjenca artificiale dhe bioteknologjia. Është më shumë një paralajmërim për mundësitë e pafund, por edhe për rrezikun e madh me të cilën po/do të përballemi.

4.Elon Musk - Walter Isaacson

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Një biografi për një prej mendjeve më novatore të kohës sonë. Ky libër lexohet me të njëjtën shije edhe në shqip, i përkthyer nga Agim Doksani. Historia se si është rritur dhe me çfarë sfidash është përballur Elon Musk

5.My Brilliant Friend - Elena Ferrante

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Një roman i bukur mbi miqësinë, identitetin dhe zhvillimin personal. Ngjarjet zhvillohen në Napolin e viteve 50-60.

6.Private Life of Chairman Mao

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Një portret intim i një prej figurave më kontradiktore të historisë. Një libër që zbulon dimensionet personale të liderit më të diskutuar të Kinës. Autori është mjeku personal i Maos.

7.The Brain That Changes Itself - Norman Doidge

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Një libër i mahnitshëm mbi neuroplasticitetin dhe fuqinë e trurit për t’u transformuar. Frymëzues për ata që duan të mësojnë për potencialin e pafund të mendjes së njeriut. Autori është mjek dhe libri bazohet në histori reale.

8.The Art and Craft of Feature Writing - William E. Blundell

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Një udhëzues praktik për ata që duan të shkruajnë reportazhe dhe portrete. Është libër i “vjetër”. Autori ka qenë shefi i redaksisë se Wall Street Journal për “Feature Story's”. Një libër i domosdoshëm për çdo gazetar apo shkrimtar.

9.The Age of Revolution - Fareed Zakaria

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Një vështrim interesant mbi ndryshimet radikale që po formësojnë botën moderne. Një libër që ndihmon për të kuptuar epokën ku jetojmë dhe për të së fillesat e epokës që jetojmë i kemi falë revolucionit që nisi në Hollandë më 1600.

10.Why Nations Fail - Daron Acemoglu & James A. Robinson

10 librat e Vitit të Lutfi Dervishit

Këtë libër e kam lexuar për herë të dytë këtë vit, sepse të ndihmon për të kuptuar më mirë pse disa kombe lulëzojnë, edhe pse nuk janë të pasura, dhe pse disa të tjerë dështojnë, edhe pse kanë pasuri. Ka një histori ilustruese shumë të bukur për një qytet, Nogales, gjysma e të cilit ndodhet në USA dhe gjysma në Meksikë.

P.S. Përveç 10 librave të përzgjedhur nga leximet e këtij viti, do të rekomandoja edhe dy libra me poezi qe i kam lexuar me një frymë: “Shi me baltë” i Mero Bazës dhe “Solo” i Alfred Lelës.

Të fundit