Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Arta Marku Qëndro
Sa herë dikush më kërkon t’i propozoj një libër, e para gjë që më vjen ndërmend është letërsia shqipe. Si një replikë ndaj të gjithë atyre që me arrogancë shprehen mosbesues ndaj saj; për nihilistët e mëdhenj ose ata që ndoshta nuk janë paragjykues të mirëfilltë sepse me gjasë e kanë një arsye të distancimit të tyre e ajo nuk i lejon të ndryshojnë mendim.
Sidomos për vëmendjen që letërsia shqipe e meriton, për leximin që është e padrejtë t’i mohohet. Dhe në fund për nevojën e njohjes së vetvetes.
Kështu edhe këtij propozimi nga POLITIKO iu përgjigja me një listë autorësh shqiptarë. Në fund, por jo pas listës, desha të propozoj edhe një autore të huaj. Jo sepse është nobeliste, por sepse ia vjen të lexohet një letërsi që i shpërthen kornizat tradicionale dhe preferon të marrë në dorë si lëndë të parë vetveten e autorit, pa mbetur te vetja megjithatë…
Propozimeve, veç titullit e autorit, desha t’i shtoj emrin e shtëpisë botuese, duke besuar se është një markë që bën dallimin e po ashtu çmimin si një element i dobishëm.
Pas kësaj, s’ju mbetet veç të shkoni në librari…
Lexim të këndshëm!
1-Rita Petro – Lindur së prapthi – Botimet ONUFRI – 1000 lekë

Për historinë e një gruaje që mund të jetë historia e të gjitha grave; për guximin që ta lejon vetëm liria e brendshme; për zbulimin e përditësisë së një kohe të shkuar; për diktaturën e parë përmes syve të një fëmije; për ngjalljen e kureshtjes; për provokimin dhe nxitjen e mendimit.
2-Eleni Laperi – Kolë Idromeno – botimet MEDIAPRINT – 1200 lekë

Për portretin e një figure të rëndësishme të artit pamor shqiptar; për këndin e shikimit në 360 gradë; për historitë e pikturave; për zbulimet përmes vëzhgimit të hollësishëm me lupë; për Motrën Tone, Dy rrugët, Dasmën shkodrane; për fotografin, arkitektin por edhe burrin që fshihet pas artistit.
3-Tom Kuka – Rrethimi – botimet PEGI – 1000 lekë

Për letërsinë që ngrihet mbi një terren real; për dashurinë që lind në mes të luftës, shkatërrimit, urisë; për jetën që merr një kuptim të epërm në mes të vdekjes; për historinë e mbijetesës që vjen mbi shpërfilljen e premtimit; për rrethimin e Shkodrës të viteve 1912- që e rievokon, 110 vjet më pas, Rrethimi i Tom Kukës i vitit 2022; për një roman të tërë që ka në zanafillë një foto të jashtëzakonshme; për personat e vërtetë që shkrimtari i kthen në personazhe duke u qëndruar fare afër edhe me emrat; për Kolë Macën e gërshetuar me Kolë Idromenon apo të tjerë që i përkasin historisë… Për trillimin, gojëdhënat dhe historinë me H të madhe.
4-Ag Apolloni – Kësulëkuqja – botimet ALBAS – 750 lekë

Për historitë e vërteta e tronditëse që zbulon; për përdhunimet e luftës së Kosovës që e përcjellin traumën nga e djeshmja në të sotmen e me gjasë në të nesërmen e përgjithmonë; për luftën e vërtetë që fillon pas luftës; për depërtimin në thellësi të individit; për njeriun njerëzor e si të tillë të papërsosur…
5-Ben Blushi – 41 sekrete – botimet PEGI – 1200 lekë

Për vizatimin origjinal të Shqipërisë së sotme përmes njerëzve që vejevijnë rrugëve të saj; për njerëz publikë që zbulojnë detaje aspak publike të vetvetes; për anonimë që fshehin befasi të jashtëzakonshme; për fakte që doemos vijnë përmes interpretimeve; për rrëfimin ritmik dhe shijen që lë pas.
6-Stefan Çapaliku – Një engjëll veshë me frak – botimet FISHTA –800 lekë

Në skenën dhe prapaskenën e një teatri, me njerëz që kanë lindur artistë; shtëpive dhe rrugicave të qytetit, me artistë që kanë lindur njerëzorë.
Për një histori dashurie dhe dhimbjeje të veshur me nota muzikore; për një realitet që e ka bluar mulliri i letërsisë; për dashurinë, muzikën, jetën e padyshim vdekjen; për Prenk Jakovën jo sepse jeta e tij ishte e jashtëzakonshme por sepse është një shenjë në historinë e një vendi…
7-Fatos Lubonja – Jetë burgu – botimet SKANDERBEG BOOKS –800 lekë

Për rrëfimet e vuajtjes dhe efektin te njeriu; për dhunën dhe frikën; për vetminë si dritë dhe errësirë; për shpresën dhe urrejtjen; për ndrydhjen e emocioneve; për kuptimin e ndryshuar të konceptit kohë… Për të djeshmen që na përndjek; për burgjet e diktaturës, për të burgosurit, dhe jetët e tyre, në një këndvështrim të distancuar; për kujtime që harresa nuk i cenon; për dëshmi, rrëfimi i të cilave është domosdoshmëri; për të tjerët dhe për veten e autorit…
8-Alban Tufa – Nishanet në forme L-je – botimet TOENA – 800 lekë

Për moskomunikimin dhe hendeqet që krijon; për tradhtinë dhe shkatërrimin që prodhon; për tradhtinë që pjell tradhti; për dashurinë që është kaq e komplikuar; për frikën si një ndjenjë fisnike…
9-Ridvan Dibra – Gruaja që deshe – botimet ONUFRI – 800 lekë

Për gruan pa të cilën vështirë që letërsia të ekzistonte; për gruan si nevojë dhe domosdoshmëri; për gruan që rivalizon me vajzën; për gruan e zakonshme me përmasë të jashtëzakonshme; për gruan me G të madhe; për gruan e shkrimtarit dhe rrugëtimin me të…
10- Cuk Simoni – Jetë shkodrane – Botimet BERK – 1000 lekë

Për ndriçimin e një historie qyteti të viteve ‘800; për mozaikun e vjetër njerëzor të pastruar nga pluhurat e kohës; për dramat vërteta të personazheve të marra nga realiteti; për dashurinë e pamundur dhe fatin tragjik të saj…
11-Annie Ernaux - Vendi i babait (Nobel 2022) – Botimet DUDAJ –800 lekë

Sepse vetvetja i shërben letërsisë; sepse guximi për të folur hapur i vlen lexuesit; sepse vetëzbulimi i thellësive të individit shndërrohet në histori suksesi…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38