Flash News

KRYESORE

15 vite Shqipëria në NATO, selia e PD me ‘fytyrë’ të re

15 vite Shqipëria në NATO, selia e PD me ‘fytyrë’

Me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në fasadën e selisë së PD, është vendosur një baner 23 metra e gjatë dhe 6 metra e gjerë. me mbishkrimin “15 vjet Shqipëria në NATO”.

Bashkangjitur, janë vendosur logon e Partisë Demokratike, NATO-s, Shqipërisë, dhe një foto e liderit të opozitës Sali Berisha me ish-presidentin George W. Bush.

PD organizon edhe një aktivitet me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Aktiviteti nis në orën 11:00, ku është parashikuar edhe një fjalim nga kreu i demokratëve, Sali Berisha.

Anëtarësimi në NATO shënoi një kthesë të rëndësishme për sigurinë e vendit, duke e renditur atë në krah 32 vendeve të tjera.

Pas ftesës në Bukuresht më 3 Prill 2008, Aleanca e Atlantikut të Veriut me datën 1 Prill të vitit 2009, në një vendim historik, pranoi Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota të saj.

Për shqiptarët, pas 5 dekadash diktaturë, ky akt përbën arritjen më madhore në fushën politike dhe atë të sigurisë kombëtare pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

15 vite Shqipëria në NATO, selia e PD me ‘fytyrë’ 15 vite Shqipëria në NATO, selia e PD me ‘fytyrë’ 15 vite Shqipëria në NATO, selia e PD me ‘fytyrë’ 15 vite Shqipëria në NATO, selia e PD me ‘fytyrë’

Të fundit