Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Ky titull s' është i imi dhe secili lexues që e njeh sadopak historinë shqiptare e di mirë këtë gjë. Është titull i një shkrimi të Branko Merxhanit dhe është botuar në vitin 1937, pak para se shtrëngata e tmerrshme marksiste ta rrëzonte për tokë kombin shqiptar.
Teksti i Merxhanit është emblematik dhe i ka rezistuar kohës e harresës, sepse trajton dallimet ndërmjet doktrinës marksiste dhe vlerave dhe virtyteve të qytetërimit europian, qytetërim ky që ka thellësi 2000 e më shumë vjeçare.
Dihet, komunizmi kudo ka lëshuar rrënjë ka shkaktuar tmerre dhe ka vyshkë jetën njerëzore, prandaj teksti në fjalë bëhet i vlefshëm për secilën stinë politike, sidomos kur në shoqëri vërshon injoranca, helmi e arroganca, siç ngjet këto ditë në Kosovën tonë të bukur.
Shqiptarët, atëbotë, sikur të mos rreshtoheshin me marksizmin, por të dëgjonin Merxhanin, Fishtën, Harapin, Frashërin, Krujën e plot të tjerë, fati i kombit tonë me siguri do të ishte shumë më i lumtur dhe mbi ne s' do të rëndonin kaq shumë dhimbje e tragjedi.
Por shqiptarët e atëhershëm gabuan dhe u rreshtuan pas marksizmit, u ndanë nga qytetërimi i përparuar europian, ku mbizotëron liria dhe u lidhën në litarin despotik që atyre u solli izolim, urrejtje, vrasje e varfëri pafund.
Por çuditërisht pas kaq dekadash, sot ndër shqiptarë dëgjon zëra të përçartë tek thonë se s'ka rrezik nga kjo filozofi, ndonëse e vërteta është e kundërt dhe për këtë ka prova sa të duash.
Pavarësisht faktit se s’ka mjedis për instalim të njëmendësisë politike, duhet thënë e vërteta, se kjo filozofi është bimë e keqe dhe po u mboll e shkreton jetën e një kombi, prandaj
për arsye të forta historike, ekonomike, kulturore dhe para se gjithash politike, duhet t' i themi JO të madhe marksizmit si filozofi për jetën, historinë, politikën dhe ekonominë. Sepse, siç thotë Merxhani, "filozofia marksiste nuk lë çështje pa futur në klishenë e saj të përgjithësimit" dhe duke klishetizuar çdo çështje në laboratorin e vet ideologjik bluan jetë njerëzish, duke tentuar t'i pastrojë ideologjikisht.
Secili shqiptar që e mundon pak kokën dhe që lexon me vëmendje lëvizjet politike të VV- së, gjuhën që e tipologjizon, e sheh qartë se kjo organizatë funksionon sipas disa parimeve të njohura marksiste, prej faktit se s’lë çështje pa e futur në klishenë e përgjithësimit, deri te predikimet për çlirimin e Kosovës nga e keqja, manifestimi i ideve proletare dhe premtimet utopike për lumturi në një pushtet ku gjuha politike vendoset aty ku duhet të jetë drejtësia.
Prandaj tendenca për ta relativizuar natyrën marksiste të kësaj organizatë është fort e pashëndetshme dhe bile edhe rrezikshme për proceset e sotme në vendin tonë.
Pa dyshim, shqiptarët kanë nevojë për zgjerim të kulturës demokratike, kanë nevojë për risi politike, për ndryshime politike, për parti të shëndosha e me energji demokratike, kanë nevojë për pluralitet e ide, për të djathtën e të majtën e për ide liberale, por kurrsesi s' kanë nevojë për pushtet ideologjike marksist që i mbivendoset politikës dhe tenton të bëhet alfa dhe omega e shoqërisë.
Këtë mësim na jep historia universale dhe kombëtare dhe këtë mësim na tregon edhe Merxhani i cili në tekstin e përmendur ndër të tjera thekson dallimet esenciale mes botëkuptimit europian dhe botëkuptimit Marksist dhe shton: “të dyja këto botëkuptime nuk ndahen vetëm në punën e përshkrimit të historisë ose edhe të komentimit të përfundimeve të qytetërimeve të ndryshme, por ndahen në një pikë shumë të mëparshme, ndahen në parimet që shërbejnë si bazë studimi rreth problemave të jetës dhe rreth fatit të botës.”
Marksistët predikojnë sikur të jenë destinuar për të çliruar racën njerëzore nga të këqijat.
A nuk sillet kështu VV-ja sot në raport me popullin e Kosovës?
Pikërisht kjo është arsyeja pse zgjedhjet i quajnë referendum, kurse pushtetin e ardhshëm si epokë të lumturisë, meqë vendi, sipas predikimeve të tyre të marra, do të nxjerrët nga balta, meqë ata kanë zbuluar çelësin magjik të parajsës së ardhshme.
Kjo është marrëzi utopike, të cilën qëmoti e ka piketuar Merxhani:
“Nëse Marksistët pandehin se kanë zgjidhur problemin e ekuilibrit brenda në shtet ose nëse predikojnë se paskan zbuluar çelësin e çuditshëm të parajsës së ardhshme, mua më duket se tërë këto trumbetime dhe paralajmërime s’janë tjetër veçse vjellja e injorancës së tyre.”
Prandaj shqiptarët e Kosovës, kanë arsye të forta të bashkohen me Branko Merxhanin dhe të thonë me zë të lartë: “Unë jo vetëm se nuk jam anëtar i parimeve doktrinare të shkollës Marksiste, por jam edhe anti-komunist. Hem si njeri mendimtar, hem, dhe bile shumë më tepër, si njeri - shqiptar."
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38