Flash News

KRYESORE

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Arben  Ahmetaj

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.  

Deputeti socialist është larguar nga vendi disa orë para se SPAK të dërgonte ne Kuvend  dhënien e autorizimit për arrestimin e tij, për këtë arsye është njoftuar INTERPOL dhe ish-numri 2 i qeverisë është shpall në kërkim ndërkombëtar.

Edhe pse nuk ka informacione zyrtare për vendodhjen e tij, avokati i Ahmetj tha për mediat se ish-ministri ndodhet në Britani pranë vajzës.

Prokuroria e Posaçme pretendon se Arben Ahmetaj, në pozicionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomk, Tregtisë e Sipërmarrjes, ka përfituar një vilë në bregdet dhe gati 500 mijë euro si ryshfet nga biznesmenët e inceneratorëve.

Sipas SPAK, vlerat janë përfituar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë nga Ahmetaj, përmes pagesave nga persona të tjerë, por burimi i parave ishte Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Të fundit