Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kur fotografi i njohur Roland Tasho më tregoi kopjen e parë të albumit të tij të sapobotuar me fotot bardhezi për vizitën e Kadaresë në Gjirokastër, aty nga viti 2000, befas provova ndjesinë kur brenda je ngrohtë në dhomë dhe sheh se si jashtë bie shi, bën ftohtë. Kishim ardhur në qytetin e tij të lindjes, sepse Kadareja ishte shpallur Qytetar Nderi dhe tani ky titull do t’i dorëzohej nga bashkia. U nisëm herët atë ditë me makinë vetëm me Rolandin, sepse Kadareja me zonjën Helena do të mbërrinin me helikopter nga Tirana. Kisha marrë me vete një sasi librash të Kadaresë, botime të miat dhe në gjuhë të huaj. Kisha menduar që në sfond të Kadaresë të ishin librat e tij dhe jo ndonjë flamur partie. Ceremonia u zhvillua në një sallë të madhe të bashkisë dhe nga larg ndiqja portretin e tij që nuk i lëvizte asnjë muskul, ndërsa dëgjonte lumin e lëvdatave nga ata që rendnin ta merrnin fjalën njëri pas tjetrit. Kur mbaroi ceremonia, iu sulën stendës me libra dhe pothuaj i morën të gjithë. S’kisha qenë asnjëherë në atë pozicion që të bëhesha shitës i librave dhe nga larg ndieja vështrimin qortues të Kadaresë. “Ç’më rrije si tutkun, t’i morën librat falas”, – më tha kur po largoheshin të gjithë. Nuk i fola asgjë dhe nuk mund t’ia shpjegoja se si edhe unë isha përfshirë në atë turmë, thua se edhe unë isha vetë një lexues si ata.
Pasdite kryetari i bashkisë, Ylli Asllani, organizoi një takim me Kadarenë në sallën e kinemasë. Isha ende i mpirë nga ajo gjendje ku kaloi ceremonia dhe ja tani, në një presidium së bashku me çiftin Kadare dhe Yllin. Një dialog me pyetje e përgjigje të mençura, një atmosferë gati magjike, kur befas nga mesi i sallës ngrihet një zonjë. Pasoi heshtje dhe u ndie zëri i saj, në fillim i dobët:
– Ju botoni vetëm tek Onufri, – u duk se po e qortonte ajo Kadarenë.
Me sa duket, Kadareja nuk e dëgjoi mirë, ndaj vuri dorën te veshi. Tani zëri i zonjës u bë më i fortë:
– Ju shkruani vetëm për Onufrin?
Kadareja iu kthye me një zemërim:
– Nuk të kuptoj, çfarë thua?
– Si e zgjodhët Onufrin si botues? – u dëgjua krejt qartë zëri, ndërsa salla mbante frymën.
– Si e zgjodha? Fare rastësisht, – e mbylli gjithë bezdi këtë dialog Kadareja.
E ndieja se po më thahej goja dhe doja të ndërhyja. Po si? Mund të bëhej edhe më e ndërlikuar situata. Më është fiksuar një shprehje e Kadaresë, ku thotë pak a shumë: “Nganjëherë, kur dëshiron t’i shpjegosh gjërat, i bën më lëmsh.”
Dola i dërmuar nga salla, kur shoh të afrohet kolegu im i Toenës, Fatmiri.
– E pe? Të kam thënë që nuk ka respekt për ty. Por ti je i sëmurë pas tij. Ndërro sjellje.
Ishte hera e parë që nuk i thosha Fatmirit që i sëmurë je ti që nuk do artin e madh, jo unë. Por atë ditë i dhashë të drejtë, i lodhur siç isha nga gjitha ajo rrugë deri në Gjirokastër, nga tensioni i marrëdhënieve me një autor të madh dhe unë si një botues i ri, mbase të gjitha.
Të nesërmen në mëngjes e përcollëm te helikopteri. Kur po ngjitej në kabinë, më kujtoi të merrja në makinën time një pikturë të mbuluar, dhuratë nga një artist vendas.
– Kur po ktheheshim në Tiranë, në një kthesë gati na nxore na rruga, – më thotë Rolandi teksa shfletojmë albumin ku në disa prej fotove jam edhe unë me Kadarenë.
Sapo mbërrita natën vonë në Tiranë, siç isha, u drejtova për tek apartamenti i Kadaresë. I vura përpara pikturën e mbuluar dhe ai nga padurimi e grisi letrën e trashë që shërbente si ambalazh. Ishte një pikturë në format të madh. Në qendër ndodhej kalaja dhe, sikur të ishte një triko model golf, ajo rrethonte qafën e Kadaresë dhe portreti i tij të kujtonte pikturat kineze me Mao Ce Dunin me kokën mbi re.
– Ç’është kjo idiotësi? Merre flake në kazanin e plehrave kur të dalësh, – më tha. Pastaj m’u drejtua qetësisht: – Harrova të të pyesja dje, kush ishte ajo femër me ato pyetje idiote? Ndonjë e njohura jote?
– Nuk jam nga Gjirokastra. Nuk njoh njeri atje përveç jush, – munda t’i thosha.
E ndieja që më ishte tharë pështyma dhe nuk guxoja t’i kërkoja një gotë ujë, sepse nuk kishte njeri tjetër në shtëpi. Doja t’i thosha se ende nuk e besoja që isha botuesi i tij, por vetëm një adhurues që nga fëmijëria i veprës së tij. Madje, nuk e konsideroja as banor të kësaj toke, sepse takimet tona ishin vetëm pritje dhe përcjellje në Rinas. Apo edhe tani në Gjirokastër. Vajtje-ardhje me helikopter, nga qielli, ku pas disa çastesh të humbet nga sytë.
Megjithatë, kolegu im i çmuar, Fatmiri, tre muaj më pas, ndërsa po përcillnim Kadarenë nga Panairi i Librit në Paris, në radhë për të pritur taksinë e tij, i tha:
– Dëgjo, Ismail, botues si Bujar Hudhri ti nuk gjen në botë.
Pasoi një heshtje e thellë. Askush nga ne nuk miratoi apo kundërshtoi.
Shumë vjet më vonë, përsëri në Gjirokastër, kemi ardhur me çiftin Kadare që të shohim shtëpinë e tij të rindërtuar. Në drekën solemne që shtroi bashkia rastisa në tavolinën e përkthyesve nga e gjithë bota që kishin ardhur të ftuar nga Akademia e Shkencave. Kuriozitetit të tyre se si isha bërë botuesi i Kadaresë iu përgjigja:
– Në fakt, kisha ëndërruar gjithmonë të isha aq i zoti në një gjuhë të huaj sa të bëhesha përkthyesi i tij. Si një Jusuf Vrion, për shembull. Por, megjithatë, edhe botuesin e krahasoj pikërisht me përkthyesin. Edhe botuesi është një ndërmjetës midis autorit dhe lexuesit. Por, duke qenë ndërmjetës, është edhe një pengesë, apo jo? Ja, ne po flasim shqip dhe merremi vesh pa përkthyes. Ashtu sikundër lexuesi do të thoshte: sa bukur është përkthyer, sikur të jetë shkruar në gjuhën tonë! Ndaj synoj si botues të jem i padukshëm, që shkrimtari të duket sikur komunikon vetë me lexuesin, pa asnjë ndërmjetës.
Sot që po shkruaj këto radhë po afrohet 85-vjetori i lindjes së gjeniut tonë. Pas çerek shekulli që bashkëpunoj me të, kam kuptuar se, nëse mbijetova në këtë biznes të vështirë në një vend si Shqipëria, ishte besimi te letërsia e Kadaresë, një besim i ngjashëm si te Hyjnia, po të perifrazoj një shprehje të tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38