Flash News

KRYESORE

De Standaard: Cili është klani shqiptar i d*ogës që fshihet pas tentativës për vrasjen e prokurorit belg?

De Standaard: Cili është klani shqiptar i d*ogës që fshihet

Julien Moinil, prokurori i Brukselit, ka qenë në mbrojtje të përhershme që nga muaji korrik, pas informacioneve për një tentativë vrasjeje ndaj tij. Hetimet e kryera nga policia federale kanë çuar në arrestimin e 8 personave, kryesisht në Bruksel dhe në Leuven.

“De Standaard” ka raportuar se sipas prokurorisë federale, të arrestuarit janë pjesë e klanit V., një familje shqiptare kontrabandistësh droge që ka vepruar prej vitesh në Belgjikë.

Kryefamiljari Arjan V. dhe pjesëtarët e tjerë të familjes ishin dënuar më parë nga gjykata belge për trafik të organizuar droge, përfshirë kontrabandimin e qindra kilogramëve kokainë nga Belgjika në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera të Evropës.

Prokurorët besojnë se disa udhëheqës të klanit kanë luajtur rol në organizimin e komplotit kundër Moinil, ndërsa disa prej tyre janë ende të burgosur.

Ky rast, siç thekson gazeta belge, risjell në vëmendje veprimtarinë e familjeve kriminale shqiptare në Evropë, të cilat kanë qenë objekt i hetimeve të mëparshme të drejtësisë belge.

Prokurorja federale Ann Fransen theksoi se ky incident vërteton nevojën për mbrojtje më të fortë për oficerët dhe magjistratët që luftojnë krimin e organizuar.

Moinil, i njohur për angazhimin e tij të paepur kundër krimit të organizuar, ka bërë nga dita e parë të detyrës një mision të luftimit të krimit të strukturuar në Bruksel.

 

Të fundit