Flash News

KRYESORE

“Duhet të kishe dhënë dorëheqjen”, debat në Kuvend për emërimin e 4 familjarëve të Felajt në Prokurorinë e Tiranës

“Duhet të kishe dhënë dorëheqjen”, debat në

Është shoqëruar me debate nisja e seancës së sotme parlamentare.

Në qendër të debateve ka qenë deputetja e PS, Ermonela Felaj, si një prej iniciatorëve të ndryshimit ligjor, i cili i hapi rrugën emërimit të katër familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës.

Fillimisht, ka qenë kreu i PD, Sali Berisha ai i cili e ka cilësuar të turpshëm këtë fakt dhe e akuzoi Felajn se e ka shndërruar prokurorinë në strofull kriminale.

“Duhet të kishe dhënë dorëheqjen”, debat në

Berisha:Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj.

Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, joelektorale, ordinere, aferat korruptive. Dështon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit.

Vokshi: Duhet të kishe dhënë dorëheqjen

“Duhet të kishe dhënë dorëheqjen”, debat në

Po gjatë seancës, deputetja e PD, Albana Vokshi i ka kërkuar zvkryeparlamentares Felaj që të japë dorëheqjen pas këtij skandali.

Vokshi: Në fakt nuk pres nga ju zonja Felaj që të respektoni rregulloren, pasi ju nuk duhet të ishit sot aty, do ishte në nderin tuaj të kishit dhënë dorëheqje për ndërhyrje në reformën në drejtësi apo institucione.  

Luan Baçi: E keni bërë këtë shtet, drejtësinë e parlamentin duke e mbajtur në një dorë.

“Duhet të kishe dhënë dorëheqjen”, debat në

Ermonela Felaj: E kuptoj që vini nga bashkimet profesionale e kultura e vjetër komuniste e të marrurit të familjarët është në ADN-në tuaj. E ke mbushur prokurorinë me familjarët e tuaj

 Ta dish ti dhe të gjithë të tjerët, ato tituj nuk na i ka dhënë politika por arsimi. Se magjistrat nuk të bën politika por shkolla, nuk jemi plepista. Nuk jemi nga listat e Sali Berishës kur ishte president. Ulu! Ato çështjet nuk i trajtoni ju. Mos sillni familjarët në sallë. Është e shpifur kultura juaj komuniste.

Ndërhyn Sali Berisha nga salla.  

“Duhet të kishe dhënë dorëheqjen”, debat në

Felaj: Duhej të largoheshit ju e familja juaj që jeni shpallur non grata për korrupsion. Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. Ti je krejt i zi ti dhe familja juaj.

 

Të fundit