Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ai që u trumbetua si skualifikim nga e drejta për t’u bërë pjesë e vendimeve të Partive Popullore Europiane (PPE), do të ishte një lajm i keq për Partinë Demokaritike dhe mbështetësit. Me vend është trishtimi që ka kapluar ata demokratë, të provuar shumicë më 6 mars, dhe sidomos gëzimi i atyre që java e parë e marsit, edhe pse çanë bulçinjtë duke u shitur për 95 përqindsha, i provoi pakicë.
PPE kanë qenë më drastike me Fidesz, partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban, duke e pezulluar nga grupi në vitin 2019. Dy vjet më vonë ishte Orban që, duke parandjerë përjashtimin nga grupi parlamentar i PPE në Parlamentin Europian, provokoi largimin. Kriza në raportin me PPE nuk e pengoi liderin hungarez të fitonte pushtetin për herë të pestë para pak javësh. Këtë fakt e ndërmend për të thënë se ‘rrethimi ndërkombëtar’ nuk prodhon domosdoshmërisht konsensus kombëtar. Orban nuk është rasti i vetëm.
Kjo nuk do të thotë që vendimi i partive simotra të PD duhet marrë me arrogancë, lehtësi apo me tërbim. Edhe nëse ndërkombëtarët sillen ashpërsisht dhe padrejtësisht, Sali Berishës dhe PD u duhet të tregohen të krishterë dhe jo judaikë: të kthejnë faqen tjetër. Gjithmonë duke thënë mendimin e tyre, duke kërkuar të drejtën legjitime, por pa ‘hakmarrje’ të vogla provinciale në cip të buzës.
Sa u takon atyre që janë gëzuar, kryesisht anti-berishistë kronikë dhe bashistë anakronikë, u duhen theksuar dy paradokse. I pari është fakti se ata janë pakicë dhe, të qenët, për një rastësi të rrethanave, në krah të ndërkombëtarëve nuk i bën shumicë. Madje i kthen në qesharakë, sepse ngjajnë me fëmijën që pasi ka humbur lojën, shkon sjell mamin për dore, duke qarë dhe duke kërkuar topin dhe fitoren.
Në vend që të luftojnë një shumicë në partinë e tyre, me të meta por gjithsesi legjitime, ata duhet të punojnë me veten, së pari duke shembur, së brendshmi dhe së jashtmi, përçudnimin politik që po i karakterizon, sjelljen ndaj asaj që ua kanë marrë me vote, sikur ua ka lënë baba me tapi. U duhet të ulin armët dhe të mos gëzohen që PD i shtohen armiqtë, kundërshtarët, skeptikët apo pragmatistët, dhe të gjejnë urat e bashkimit, jo kallëpdinamitet e inatit. Gramoz Pashko i ndjerë, në kulmin e konflikit me Sali Berishën, deklaronte se “ato që e bashkonin me të ishin më shumë se ato që e ndanin”.
Pozicioni i misionarit, sipas të cilit sado plagë t’i hapen PD, vijnë këta e ia shërojnë, se këta janë përgjigjia, e vërteta, drita dhe jeta, është skizofreni jo realpolitikë.
Edhe më shumë e tillë kur bien në paradoksin e dytë. “I kanë hequr të drejtën e votës në PPE”, bërtasin me të madhe. Po mire, more gëzimtarë atje e ankimtarë këtu, a nuk vlen i njëjti parim për të gjitha votat (bash për këtë e drejta e votës njihet si universale). Nëse PD ia heqin të drejtën e votës në PPE, po 30 përqind të shqiptarëve, që votuan për të njëjtën PD, vota e së cilës nuk vleka në Roterdam apo Munih, çfarë vlere kanë?!
Nëse për botën kjo nuk do të thotë shumë, për shqiptarët duhet të thotë sa e gjithë bota. Sidomos për ata që ankohen prej pesë palë zgjedhjesh se ua vjedh votat Rama, si kanë guxim që kërkojnë t’u rrëmbejnë vullnetin politik shumicës certifikuar sipas votës, të singjashmëve të tyre me të cilët kanë bërë beteja të humbura dhe kanë marrë plagë ende të pambyllura?!
Duhet një kthjellim, i cili nuk vjen as me stomak dhe as me prapanicë, por me rradake të kresë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38