Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Ndue Ukaj
Ideologjia kur i mbivendoset politikës është më e rrezikshme se mafia, krimi dhe kapja e shtetit. Sepse ideologjia e mbivendosur mbi politikën, nëse lëshon rrënjë në një shoqëri, bëhet shkaktare për tharje të jetës dhe ngulfatë atë që është themelorja në ekzistencën e një shoqërie - realizimi i lirisë - si imanencë e pacenueshme njerëzore.
VV- ja prapa vetes ka një histori shumë të palavdishme, të cilën s' ka gomë që mund ta fshijë e as dorë politike - sado e fortë që të jetë ajo - që të mundë ta retushojë.
Tashmë, kjo Lëvizje, sipas parimit “mbrojtja më e mirë është sulmi”, i shmanget debatit politik, historik e kulturor, duke pamundësuar atë që Kenneth Minogue e quan esenca e politikës. Dhe në vend të debatit, ajo lëshon fletërrufe kundër të tjerëve, përdorë instrumente të jashtme fanatike, kurse në të njëjtën kohë, me gomë tenton të pastrojë pjesën e palavdishme të saj, për t’u shpallur në një të nesërme qeverisëse si e vërteta absolute politike.
Në këtë mënyrë, lufta e “engjëjve” të VV-së përballë “demonëve” të tjerë tingëllon si një melodi e njohur dhe shumë e pashëndetshme për demokracinë e njomë të vendit tonë.
Kjo Lëvizje, përpara se të nxitohet me gomë për të fshirë të kaluarën, duhet të tregojë përpara popullit të Kosovës, për çfarë lirie angazhohet, për liri politike apo liri ideologjike; çfarë sistemi politik synon, sistem njëpartiak, ku gjuha dhe dëshirat e partisë, zëvendësojnë të gjitha të drejtat tjera apo një sistem ku dinjiteti dhe liria e personit s’i nënshtrohen asnjëherë kontrollit ideologjik, rrjedhimisht as spektakleve që di të bëjë kjo mendësi në emër të drejtësisë.
Sa për t’iu kujtuar lexuesve, komunizmi është paraqitur si shpallje e vetme e të vërtetave dhe drejtësisë në tokë, por e vërteta është se në kurrizë të shoqërisë njerëzore, kjo ideologji ka shkaktuar miliona viktima, pabarazi, urrejtje dhe prapambeturi, plagë nga të cilat lëngojnë edhe sot plot shoqëri, por edhe kombi ynë.
Ritja e kësaj organizare s’është rezultat i ndonjë vizion të qartë politik.
Prej fillimit, kësaj Lëvizje i është dashur një armik i fortë; atë herë e ka kërkuar te Rugova, herë te Thaçi e herë-herë te fuqitë perëndimore, në saje të cilave ne kemi liri e shtet, e vërtetë kjo që kësaj Lëvizje i mbetet në fyt.
Tash e sa vite, përmes propagandës së egër, lideri dhe njerëzit e kësaj organizate e paraqesin veten si engjëj në një mjedis të ndotur politik. Por e vërteta është se në këtë mjedis të ndotur politik, pakkush ka kontribuar më shumë se ta në turbullimin e politikës dhe ndotjen e ligjërimit politik.
Kjo Lëvizje e ka prishë ligjërimin politik dhe debatin, që është esenca e politikës. Dhe realisht ky dëm është i madh dhe si i tillë i pakrahasueshëm. Sepse, kur prishet gjuha që formon të vërtetat, prishet çdo gjë.
Po t' i dëgjojmë më vëmendje predikimet "morale" të VV- së dhe të militantëve të saj, e shohim qartë se ata vlerësimet dhe gjykimet e tyre politike i shpallin si të ishin dogma religjioze ose fakte të verifikuara shkencore. Prandaj te ta dëgjon gjithfarë anomalish, të cilat militantët i gëlltitin si manifestime të forta intelektuale.
Prej se ekziston në skenën politike, VV-ja s'ka shpalosë kurrfarë vizioni e s' ka dëshmuar se udhëhiqet nga ndonjë ideali politik. Shumçka ka kamufluar me parulla e etiketa. Atë të bashkimit kombëtar, për çka ka bërë shumë zhurmëe, e ka bjerrë tash e sa kohë, pa dhënë asnjë shpjegim. “Vizionin” tjetër për ta ruajtë Kosovën nga “hajnat” e për ta ruajtë nga “ndarja”, duket se do ta bjerrë shpejt, sepse këto temar e tilla janë trika të vockla politike dhe jo vizione.
Pra, deri me tani kjo Lëvizje ka jetuar me kauza të rreme, prej atyre me karakter tallava patriotik, deri te psuedokauzat për shkapje të shtetit e për gjoja luftë kundër hajnisë.
VV- ja deri me sot s' ka treguar se udhëhiqet nga ndonjë ideal politik apo patriotik, sepse ideale politike s' mund të jenë përrallat për shkapje të shtetit e për gjoja luftë kundër korrupsionit.
Ideal politik domethënë kur ke një vizion për historinë, për të sotmen e për të ardhmen, pra një ideal sublim që e mbështet në virtyte të thella dhe në një trashëgimi të pasur. Një gjë të tillë s' e ka provuar VV- ja, kurse lista e saj e përzier dhe tallava e tregon krejt të kundërtën: se ajo s'ka asnjë ideal për nesër, pos pushtetit. Kjo e "justifikon" pastaj faktin se në këtë Lëvizje janë tubuar grupime të gjithfarshme e të çoroditura, të tillë që kanë pasë e kanë pushtet të madh, të tillë që mohojnë Gjergj Kastriotin, deri te ata që duan shkatërrimin e Izraelit, një populli që i detyrohemi shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Edhe një gjë duhet thënë: VV-ja, ndonëse s’ ka pasë shumë pushtet, ajo ka ndikuar pamasë në deformimin e pushtetit të gjuhës dhe të vërtetave politike, prandaj ata s' janë engjëj dhe ne s'duhet të sillemi si kalamaj përballë propagandës së tyre të ashpër e të pështirë.
Dëgjuesit dhe lexuesit e politikës së Kosovë, votuesit e 14 shkurtit, assesi s’ duhet të joshen nga parullat e turfullimet e tyre. Ata duhet ta kuptojnë atë që të mençurit e kanë thënë qëmoti se asgjë në politikë nuk është krejt e moralshme, as krejt ekonomike, shpirtërore, apo çfarëdo tjetër. Në këtë drejtim, po e përsërs, historia e VV- së s' është aspak e lavdishme. Përkundrazi.
Foto: Arrita Katona / Kosovo 2.0.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38