Flash News

KRYESORE

Fjala e Ramës në homazhet e Kadaresë: më shumë se eulogji për të ndjerin, një masturbim me ‘unë, unë’ si kryefjalë

Fjala e Ramës në homazhet e Kadaresë: më shumë se

Politiko.al

Ndër njerëzit që Helena mund të kishte zgjedhur për të thënë fjalën e fundit mbi arkëmortin e të shoqit të vet dhe dashnorit të shqipes, Ismail Kadaresë, më mirë që piketoi Edi Ramën.

Mund të kishte bërë një shpoti kadareane me ne të gjithë e të shkonte t’i vinte gishtin Elisa Spiropalit.

Mjerë zhanri i eulogjisë çdo t’i kishin dëgjuar veshët sot!

Zgjedhja e Ramës ndërkohë që na shpëton nga Elisa, nuk na shpëton nga Rama vetë.

Tek çalltiste, me një shqipe të mirë duhet thënë, nuk mund të mos vëreje se kryeministri ishte më i zënë me përemrin ‘unë’ se ‘ai’. Edhe kur fliste për Ismailin nënkuptonte veten.

Me pak fjalë, ai po përcillte Ismalin dhe madhështinë e tij për në banesën e fundit, por jo edhe unin e vet, jo egocentrizmin.

Thënë me fjalët e ministreshës tjetër të tij, e shquar gjithaq për asskissing, Milvës “Edi është brendi më i madh ndërkombëtar që kemi”.

Edhe një ngushëllim të fundit: të paktën kësaj here nuk u zgjat; nga 40 faqet e fjalimeve të zakonshem, sot kishte katër.

Jo se, si Ismaili, ai i ka thënë të gjitha.

Të fundit