Flash News

E-TJERA

Fjala e Vitit sipas Oxford-it: një ngushëllim për përtacët

Fjala e Vitit sipas Oxford-it: një ngushëllim për

Fjale e vitit e Oksfordit për herë të parë e zgjedhur nga publiku është shpallur ‘goblin mode’, një term i zhargonit që përshkruan “sjellje vetë-kënqëse, përtace ose lakmitare".

Ishte një nga tre zgjedhjet e mundshme të përzgjedhura nga leksikografët e Oksfordit.

Fraza fitoi me 318,956 vota, duke përbërë 93% të totalit.

Por, çfarë do të thotë saktësisht ‘Goblin mode’?

Sipas Oxford University Press, i cili boton Oxford English Dictionary, është një term zhargon i përdorur shpesh në shprehje të tilla si "Unë jam në gjendje goblin" ose "po futem nëgjendje goblin".

Në një përshkrim më të detajuar bëhet fjalë për një "një lloj sjelljeje që është në mënyrë shpëfillëse përtace, e papjekur ose e pangopur, zakonisht në një mënyrë që refuzon normat ose pritshmëritë shoqërore".

Termi filloi të shfaqej në internet në vitin 2009, por u bë viral në fillim të këtij viti për shkak të një skandali fiktiv të një tituli gazete që përfshinte aktoren dhe modelen Julia Fox, si dhe një postim të njohur në Reddit që përshkruan dikë që ka vepruar si një goblin.

Ndërsa kufizimet Covid u lehtësuan, termi vazhdoi të rritet pasi njerëzit kuptuan se nuk donin të ktheheshin në mënyrën se si ishte jeta më parë.

Të fundit