Flash News

KRYESORE

Fjalimi konfuz i Ramës për Thaçin në Washington/ Osmani e korrigjon para Trump, kryeministrit nxihet në fytyrë

Fjalimi konfuz i Ramës për Thaçin në Washington/ Osmani e

Një detaj ka dalë nga Bordi i Paqes në Washington i cili ka mbledhur liderë dhe përfaqësues nga disa vende, me fokus në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe iniciativat për stabilitet në rajon, ndër të cilët ka qenë dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka përmendur në fjalimin e tij ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, aktualisht në proces gjyqësor në Hagë.

“Më lejoni shumë shkurtimisht t'ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshje përfundimtare paqeje, presidenti i Kosovës që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme këtu, të pranishme këtu, që duhet t'ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t'u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t'ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë faleminderit shumë që përfshihet Shqipërinë në këtë nismë fisnike duke sjellë miq, duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe me vendet arabe. Shpresojmë fort jemi një vlerë e shtuar e vizionit tuaj të jashtëzakonshëm.”, ka thënë Rama ndër të tjerash.

Mirëpo burimet për Politiko.al bëjnë me dije se përmendja e ish presidentit, në një ambient ku ishin të pranishëm figura ndërkombëtarësh, ka krijuar një moment konfuzioni.

Sipas të njëjtave burime, në momentin kur u përmend “presidenti i Kosovës”, disa prej të pranishmëve kthyen vështrimin nga Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, duke menduar se bëhej fjalë për të.

Ndërhyrja e Osmanit dhe reagimi i Trump

Burimet tregojnë se Osmani ka ndërhyrë për të shmangur çdo keqinterpretim, duke theksuar qartë se “nuk është fjala për mua, por për paraardhësin tim”. Pas këtij sqarimi, Trump thuhet se ka reaguar shkurt me një “epo mirë”, pa bërë asnjë koment shtesë dhe pa e zgjeruar diskutimin.

Sipas burimeve për Politiko, momenti ka krijuar një situatë të pakëndshme për Ramën, i cili është shfaqur i tensionuar dhe i sikletosur pas ndërhyrjes së Osmanit./POLITIKO.AL

 

Të fundit