Flash News

KRYESORE

Flutura Açka për Politiko: Nuk e prisja dorëheqjen e Bashës, punët t’i marrin në dorë të urtët, jo aventurierët

Flutura Açka për Politiko: Nuk e prisja dorëheqjen e
Flutura Açka

Deputetja Flutura Açka e ka cilësuar dorëheqjen e Lulzim Bashës të papritur, të paktën jo sot.

Në një reagim për Politiko.al, Açka thotë se ky vendim duhet të shihet si një kthesë për reflektim dhe çast për të kuptuar se sa e domosdoshme është bashkimi i Partisë Demokratike.

Të jem e sinqertë nuk e prisja, të paktën sot jo. Më shqetëson nxitja e disa figurave të 'Foltores' që edhe këtë e shesin si fitore te tyre, jo si njē kthesë për reflektim të të gjithëve, si çast për të kuptuar se sa akute është bashkimi i PD”, tha deputetja Açka.

Deputetja thotë se një akt i tillë i takon edhe kampit tjetër të PD të drejtuar prej Sali Berishës, ndërsa apelon që drejtimin e partisë tashmë ta marrin në dorë njerëz me përvojë dhe jo aventurierë.

“Basha e bëri të veten, i takon tërheqja edhe kampit tjeter, por druaj se një ndjesi arrogance që i ka zënë pas 6 marsit, do t’i japë dorën e fundit ndarjes sonë.

Ky çast do pjekuri shumë të lartë politike, dhe punët t’i marrin në dorë të urtët, njerëz me përvojë dhe tolerancë, jo aventurierë që mbushin ekranet dhe bëjnë P.R. me fatet e demokratëve, të humburit e vërtetë nga gabimet e liderëve të tyre”, tha Açka për Politiko.al.

Kujtojmë se pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, Açka vendosi të dorëhiqet nga postet në PD, si anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit, duke mbajtur vetëm postin e deputetes.

Të fundit