Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Galeria Société në Berlin merr në menaxhim Ramën si “artist”: art, imazh apo diplomaci politike?

Galeria prestigjioze Société në Berlin ka njoftuar përfaqësimin dhe menaxhimin e karrierës artistike të kryeministrit, Edi Rama. Në praktikën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, një përfaqësim i tillë nuk nënkupton vetëm hapësirë ekspozimi, por menaxhim të plotë të imazhit dhe pranisë së artistit në tregun global të artit.
Galeristët e Société pritet të zgjedhin se cilat vepra do të shfaqen, në cilat ekspozita dhe panaire do të marrin pjesë, si dhe do të ndihmojnë në pozicionimin e Ramës në tregun ndërkombëtar. Me këtë lëvizje, galeria bëhet partner strategjik në ndërtimin e figurës së Ramës si “artist”, përtej rolit të tij si kryeministër.
Nga politika te arti – një karrierë e dyfishtë
I njohur më shumë për aktivitetin e tij politik sesa për krijimtarinë artistike, Rama ka ekspozuar veprat e tij në disa vende të botës, mes tyre Franca, Gjermania, Italia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara.
Në botën e galerive ndërkombëtare, përfaqësimi i një artisti nuk kufizohet në organizimin e një ekspozite, por përfshin menaxhimin e karrierës, strategjinë e imazhit dhe ndërtimin e një profili publik.
Në këtë kontekst, arti për Ramën është bërë një mjet komunikimi politik, një formë për të ndërtuar perceptime të reja dhe për të kultivuar një profil të rafinuar në arenën ndërkombëtare. Brenda vendit, kjo qasje është reflektuar në ndërthurjen e artit me hapësirat institucionale, ku zyrat e Kryeministrisë janë të mbushura me piktura e skulptura të realizuara prej vetë tij.
Rama e ka kthyer artin edhe në një mjet diplomatik, duke u dhuruar personaliteteve të huaja piktura nga telajot e tij. Në këtë mënyrë, Rama duket se e ka shndërruar krijimtarinë artistike në mjet të butë pushteti, përmes së cilit projekton imazh modern, kreativ dhe të “ndryshëm” nga politikanët tradicionalë të rajonit.
Ekspozita e Hong Kongut dhe lidhjet me CEFC
Megjithatë, jo të gjitha ekspozitat e Ramës kanë kaluar pa polemika. Një prej tyre ishte ekspozita personale “Calendar Blossoms”, e mbajtur në Hong Kong në nëntor të vitit 2015.
Eventi u organizua dhe u sponsorizua nga CEFC China Energy Company Limited, një konglomerat kinez ku punonte Dorian Duçka, i identifikuar si “Personi B” në dosjen McGonigal.
Sipas një raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes së SHBA (21 shkurt 2023), dy drejtues të CEFC-së, Patrick Ho dhe Ye Jianming, ishin arrestuar dhe dënuar për korrupsion në SHBA dhe Kinë.
Në faqen zyrtare të Maritime Silk Road Society, thuhej se ekspozita e Ramës ishte sponsorizuar nga CEFC dhe Akademia e Kulturës së Kinës, duke theksuar “kontributin e saj në shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë”.
Rama deklaroi asokohe se fitimet e ekspozitës do t’i publikonte në formularin e pasurisë për vitin 2016. Në deklaratë figuron shënimi: “Të ardhura nga krijimtaria artistike dhe shitja e punëve artistike” në vlerën 1.285.665 lekë, por pa specifikime mbi shpenzimet apo burimet e sponsorizimit të ekspozitës në Hong Kong.
Polemikat e ekspozitës në Athinë
Një tjetër rast që shkaktoi debat ishte ekspozita “Improvizime”, e mbajtur më 21 mars 2023 në Rezidencën Zappeion në Athinë. Ekspozita u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë dhe përfshinte një instalacion në shkallë të gjerë, i mbuluar me letër-muri ku ishin shtypur piktura të Ramës. Në hapje mori pjesë edhe ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Megjithëse e prezantuar si një nismë artistike e pavarur, shumë kritikë e panë ekspozitën si një përpjekje të Ramës për të përdorur artin si instrument imazhi politik.
Kritikat theksuan mungesën e vlerave të spikatura artistike, ndërsa vlerësuan qartësisht dimensionin propagandistik dhe përpjekjen për të forcuar praninë ndërkombëtare të kryeministrit përmes artit.
Gjatë asaj ekspozite, Rama deklaroi: “Jam artisti më i mirë mes të gjithë kryeministrave.”
Art, imazh dhe pushtet
Për Edi Ramën, arti ka qenë gjithmonë më shumë se pasion personal — ai është pjesë e strategjisë së tij politike dhe diplomatike. Me përfshirjen e Galerisë Société, krijimtaria e tij futet tani në një sistem profesional të tregut ndërkombëtar të artit, ku përfaqësimi lidhet me vlerë monetare, imazh publik dhe ndikim kulturor.
Në një kohë kur shumë liderë politikë përdorin mjetet e buta të komunikimit për të forcuar pozitën e tyre, Rama duket se ka gjetur në art një rrugë të re për të ndërtuar profilin e vet global – mes ngjyrave, penelave dhe diplomacisë.
Nëse Société do të arrijë ta pozicionojë Ramën si artist të njohur ndërkombëtarisht, mbetet për t’u parë. Por e sigurt është se kryeministri shqiptar ka bërë artin pjesë të pandashme të politikës së tij, duke e kthyer krijimtarinë në instrument të kujdesshëm për kryerjen e diplomacisë përmes estetikës./ Kristina Tepexhiku
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31