Flash News

KRYESORE

Gjërat që duhet të (mos)bëni më 1 Janar

Gjërat që duhet të (mos)bëni më 1 Janar

  1. Vënshtroni kohën. Vini re drejtimin e erës. Nëse era fryn drejt jugut gjatë orëve të para të Vitit të Ri, atëherë thuhet se i gjithë viti do të sjellë prosperitet. Nëse fryn drejt veriut, bëhuni gati për mot të keq pjesën më të madhe të kohës.
  2. Mos qani! Nuk ka asnjë pikë loti në 1 janar. Viti i Ri nuk duhet të fillohet me të qara.
  3. 1.2.3 Puthe! E dimë që e dini këtë, por jua kujtuam gjithsesi. Besohet se duke bërë këtë, shanset për romancë në muajt e ardhshëm janë shumë të larta.
  4. Mos pastroni shtëpinë më 1 janar: Sipas kinezëve, nëse e pastroni shtëpinë ditën e parë të vitit, do të thotë se po fshini gjithë fatin e mirë që është rezervuar për ju.
  5. Hidh një objekt/send nga dritarja: Në Itali, njerëzit bëjnë këtë veprim sapo kalon 12:00, pasi thuhet se duke hedhur diçka, bën vend për energjinë pozitive që sjell viti.
  6. Mos merr borxh! Nëse nuk do që i gjithë viti të shkojë ashtu, prit deri me 2 janar.
  7. Sigurohu që kuleta të jetë e mbushur: Kjo nuk do të thotë që do të jetë e tillë gjatë gjithë vitit, por fuqia e energjisë funksionon!
  8. Hap një derë në mesnatë: Filipinezët hapnin dyert dhe dritaret e shtëpive në mesnatë për ta pastruar nga energjia e keqe dhe për të lejuar fatin e mirë të hyjë brenda.
  9. Mos harroni të brendshmet! Komplet i kuq për më shumë fat.
  10. Shtëpia duhet të jetë plot. Sirtaret, frigoriferi duhet të jenë të mbushura.
  11. Mbani një valixhe të hapur gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit nëse doni të udhëtoni më shumë!
  12. Hani 12 kokrra rrushi në mesnatë.

Të fundit