Flash News

KRYESORE

GJK rrëzon Begajn për Tiranën, avokat Zhllima sqaron në Politiko: Ç'do të ndodhë me 5 bashkitë e tjera?

GJK rrëzon Begajn për Tiranën, avokat Zhllima sqaron në

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot dekretin e presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, duke pranuar kështu ankimimin e Erion Veliajt.

Avokati Gylsen Zhllima, i kontaktuar nga Politiko.al, sqaron se në aspektin ligjor pezullimi i dekretit është bërë në përputhje me Nenin 115 të Kushtetutës së Shqipërisë. Ky nen i lejon kryetarit të bashkisë të ankimojë vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e pezullon.

“Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e presidentit sepse vetë Neni 115 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e përcakton qartazi kur subjekti, individ jo funksionari publik, por organi publik që përfaqëson Këshillin Bashkiak ose është person i cili përfaqëson, ekzekuton vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak, që është kryetari i Bashkisë që është institucion ekzekutiv i Bashkisë, këto dy organe menjëherë sapo Këshilli i Ministrave vendos shkakrimin e tyre kanë të drejtë brenda 15 ditëve, të ankohen në GJK. Dhe GJK pezullon çdo veprimtari të pushtetit tjetër ekzekutiv që është qeveria. Neni 115 e përcakton qartazi pezullimin e çdo veprimi të çdo organi tjetër që vjen nga pushteti ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, kur kemi të bëjmë me shkarkimin e një kryetari bashkie”, tha Zhllima.

Avokati thekson se Kushtetuta është i vetmi akt mbi të cilin duhet të bazohen gjyqtarët e Kushtetueses, dhe në rast do të ndodhte e kundërta, pra të mos pezullohej dekreti, sipas Zhllimës, do të kishim të bënim me një grusht shteti.

“Pushteti i vetëqeverisjes vendore është një pushtet tjetër, pavarësisht se emërohen nga partitë politike respektive secili prej kandidatëve. Por kjo nuk do të thotë që pushteti i vetëqeverisjes vendore do t’i bindet kryeministrit ose kryetarit të partisë së tyre. Prandaj kemi të bëjmë me ndarjet e pushteteve. Kushtetuta është i vetmi status i vetmi akt që duhet t’i nënshtrohen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Në rast gjyqtarët e Kushtetueses nuk do të kishin pezulluar dekretin e presidentit që kishin të bënin me zgjdhjet e Tiranës, atëherë do të kishim të bënim me një grusht shteti ose më mirë ndonjë goditje të vetë Gjykatës Kushtetuese kundër praktikës së tyre disavjeçare për sa i përket shkrkimeve të mëparshme të kryetarëve të bashkive të mërparshme në Shqipëri. Pra, në këto kushte ky dekret i pezulluar nuk ka efekt për bashkinë e Tiranës”, u shpreh Zhllima për Politiko.

Sa i përket 5 bashkive të tjera, Zhllima tha se zgjedhjet mund të zhvillohen sepse nuk ka pengesa ligjore.

“Për mendimin tim ligjor mendoj që GJK ka të bëjë vetëm me pjesën e bashkisë së Tiranës, por jo me gjithë dekretin e presidentit. Sepse dekreti nuk mund të mos funksionojë për bashkitë e tjera për shkak se nuk kemi ndonjë pengesë ligjore. Pra bashkitë e tjera, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës, atëherë 5 bashkitë e tjera në datën 9 nëntor duhet të zhvillojnë zgjedhjet vendore”, tha Zhllima.

Të fundit