Flash News

KRYESORE

Incidenti me Berishën në protestë, jehonë në mediat botërore

Incidenti me Berishën në protestë, jehonë në mediat

Mediat e huaja kanë pasqyruar ngjarjen e sotme, ku kryetari i opozitës, Sali Berisha u sulmua nga një agresor gjatë protestës së opozitës.

Reuters shkruan se "Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastit, ndërsa ai drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protesta antiqeveritare që po zhvilloheshin disa metra larg nga samiti i BE-së. Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme."

Reuters

Incidenti me Berishën në protestë, jehonë në mediat

Lidhur me këtë incident a shkruar dhe media italiane "Ansa.it" teksa pasqyron ngjarjen dhe  thekson se agresori u ndalua menjëherë.

Ansa

Incidenti me Berishën në protestë, jehonë në mediat

"The Telegraph"

SFGATE

US NEWS

NDTV

 

Të fundit