Flash News

KRYESORE

Tom Doshi e pranon se ka takuar McGonigal

Tom Doshi e pranon se ka takuar McGonigal

Agjencia e inteligjencës kriminale e Australisë dyshon se Tom Doshi, drejton një grup kriminal që kryen mashtrime me letrat për emigrantët, trafikon drogë dhe pastron para.

Gjithashtu një pjesë të artikullit bëhet me dije se Tom Doshi  ka konfirmuar për gazetarët se është takuar me McGonigal.

Pjesë nga artikulli i  OCCRP

Raportimet e reja tregojnë se edhe pse Doshi ishte i kritikuar publikisht dhe në vijimësi nga ambasada e SHBA-së në Shqipëri, ai u takua disa herë me një oficer të lartë të zbatimit të ligjit në SHBA.

Njeriu që takoi është Charles McGonigal, në atë kohë shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork. McGonigal u padit në SHBA pas dyshimeve se kishte shkelur sanksionet amerikane të vendosura ndaj Oleg Deripaska, të cilin dyshohet se po përpiqej ta ndihmonte që ta hiqte nga lista e sanksioneve të SHBA.

Ai u akuzua gjithashtu për marrjen e 225,000 dollarëve nga një shqiptar me nënshtetësi amerikane, i cili jetonte në Nju Xhersi, dhe se nuk tregoi për çfarë ishin dhënë paratë.

Sipas njërës prej aktakuzave, në shtator 2017 McGonigal u njoh me “një biznesmen dhe politikan shqiptar” i cili i tha atij se donte që dikush “të hetonte një komplot të supozuar” për ta vrarë.

Dy burime, të dyja pranë disa prej palëve të përfshira, i thanë OCÇRP se biznesmeni ishte Doshi dhe se “komploti” dhe “vrasja e rreme” ishte saga për të cilën Doshi ishte akuzuar në Shqipëri.

Burimet, emrat e të cilëve nuk mund të zbulohen për të garantuar sigurinë e tyre, kanë qenë dëshmitarë të më shumë se një prej takimeve mes McGonigal dhe Doshit. Njëri tha se takimet ishin miqësore - ata "u takuan si vëllezër", tha burimi - por nuk e dëgjoi drejtpërdrejt bisedën.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Doshi konfirmoi se është takuar me McGonigal, duke thënë se këtë e ka bërë me kërkesë të McGonigal dhe një bashkëpunëtori të tij. Takimi, tha ai, ishte në lidhje me një hetim që i ishte thënë se po kryenin për një "figurë të shquar politike shqiptare".

“Isha i lumtur të ndihmoja” – deklaroi Doshi.

Megjithatë, Doshi u fut në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në prill 2018, duke i ndaluar hyrjen në vend.

McGonigal nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nëpërmjet avokatëve të tij.

 

Të fundit