Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
INTERVISTË/ Arrestimet në Fier si sinjal për të gjithë vartësit e Ramës, avokat Gylsen Zhllima: Shteti dhe partia janë bërë një

Operacioni i ditës së sotme në Fier, ku disa zyrtarë përfunduan në pranga, ka rikthyer në vëmendje fuqinë e politikës mbi ligjin.
Ish-drejtues të bashkisë dhe të institucioneve të varësisë u arrestuan me akuzat për shpërdorim detyre, evazion fiskal dhe dëme ekonomike që kapin shifrën e 40 milionë lekëve.
Mes të arrestuarve, është edhe nënkryetarja e Bashkisë Fier, Adela Hysenaj. Po ashtu, nën akuzë janë vënë dhe dy drejtorë të Tatim Taksave dhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë.
Të tre zyrtarët janë pezulluar nga detyra dhe janë caktuar masat e sigurisë 'arrest në shtëpi' për njërin dhe 'ndalim i dlajes jashtë shtetit' për tjetrin.
Por ndërsa SPAK flet për hetime konkrete dhe përgjegjësi të qarta, juristë e ekspertë hedhin dyshime mbi prapaskenat e këtij aksioni.
Një ndër ta është edhe avokati Gylsen Zhllima, i cili në një prononcim për Politiko.al e konsideron këtë si një rast tipik ndërhyrjeje politike në drejtësi.
Zhllima shprehet se policia dhe prokuroria janë bërë një për të ndëshkuar ata që nuk zbatuan urdhrat politikë dhe jo për të vendosur drejtësinë.
Sipas tij, e gjithë kjo ngjarje duhet parë si një akt politik, pasi ndërhyrja ka ardhur menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që kërkoi dorëheqjen e disa drejtorëve në Fier.
Ai shton per Politiko.al se ky është një mesazh i qartë për drejtues të tjerë.
Zhllima thekson gjithashtu se përpara 11 majit, as tatimet dhe as ndonjë institucion tjetër nuk kishin vënë re ndonjë aktivitet të paligjshëm në Fier, ndaj gjithë ndërhyrja është, sipas tij, më shumë spektakël politik sesa drejtësi.
INTERVISTA E PLOTE
Pyetje: Si i konsideroni masat e dhëna ndaj zyrtarëve të Fierit?
Avokati: Këto masa janë marrë me pretekstin se ish zyrtarë të zyrtarët kanë akuzuar me parkingun në qytetin e fierit por dhe jo vetëm. Ajo që unë kuptoj është se policia dhe prokuroria janë bërë një me arsyetimin që këtu kemi të bëjmë me një do të thosha evazion fiskal ose një keqpërdorim të drejtimit të ekonomik financiarë të parkingut në qytetin e fierit.
Unë dua të them që qytetarët që duhet të kenë jo vetëm kujdes për dhe duhet të ruajnë atë që në themi maturim juridike po jo vetëm që të kuptojnë që masat të dhëna janë masat fillestare të cilët nuk nënkuptojnë fajtorin apo fajësinë e personave po thjesht janë për të parandaluar në aspektin procedurial penal, largimin nga vendi, prishjen e provave dhe e treta mos të kryejnë një tjetër vepër penale në vend.
Këto 3 elementë që sapo citova duhet të jenë bashkërisht dhe të bashkë ekzistojnë në të njëjtën kohë në të njëjtën mënyrë për të njëjtën vepër penale.
Në rast se mungon njëra nga këto të treja që unë fola për prishjen e provave për rastin e largimit nga vendi dhe rasti i kryerjes së një veprës penale duhet patjetër të jenë reale konkrete dhe mos të jenë thjesht hipotetike.
Kshu e thotë jo vetëm gjykata europiane të drejtave të njeriut kështu e thotë edhe praktika e gjykatave shqiptare për pavarësisë në praktikat tona ne jemi ndryshe edhe nga teoria akoma të më ndryshe.
Masat të cilat janë marrë ose të merren më 1 vendim të gjykatëve mund të jenë edhe më të lehta. Pra pavarësisë së prokuroria ka kërkuar arrest në shtëpi mund të dalin dhe detyrim paraqitje mundet dhe gjykata në fund fare të konsiderojë të paligjshme masa të dhëna ndaj zyrtarëve dhe të mbeteve të masa për të pezulluar nga detyra persona të cilët janë ende në detyrë që të parandalojmë të thoja një prishje provë në raste se do të ekzistonte.
Por ne duhet ta shikojmë këtë rastë si një rast politik.
Pushteti, shteti dhe partia. Këto janë tre elementët kryesorë të cilët asnjë nuk i vënë tani në një kornizë të përbashkët një kuadër të përbashkët.
Sepse këto kanë arritur dhe janë bërë pasi zoti Rama ka shkuar dhe ka kërkuar dorëheqjen e këtyre drejtorëve në bashkinë e Fierit.
Pra policia kriminale zgjohet, policia ekonomike kriminale pra në kuptimin të departament që mbulon financiarë të krimit financiar, zgjohet dhe thotë duhet të përqendrojmë disa individë të cilët nuk bindën ndaj urdhërit të Edi Ramës pra policia, prokuroria e zakonshme, shteti dhe pushteti janë nji.
Këto janë masa ekstreme, jepet mesazhi që mesazhi të jepet dhe drejtorë të tjerë që shikoni unë me këto kështu bëra pra radhën e keni ju. Dhe normalisht këtu futet një rast akoma dhe më i çuditshëm. Gjithë kësaj kohe para 11 majit tatimet e këtij qarku nuk ishin vënë në djeni se aty eksiztonte 1 veprimtari kriminale financiare, në kuptimin që duhet të ishin prerë dhe kuponët tatimor.
Këto masat janë dhe politike dhe të justifikuara që të binden njerëzit kur diçka thuhet nga lartë, nga shefi duhet të zbatohet, sepse janë urdhra
Pyetja: Ky nuk është rasti i parë kur zyrtarë të pushtetit vendor përballen me akuza për keqpërdorim taksash apo korrupsion. Pse sistemi ligjor duket i pafuqishëm për të parandaluar këto raste?
Avokati: Duhet të sqarojmë diçka keqpërdorimi taksa apo korrupsionit duhet të keni parasysh diçka, keqpërdorimi i taksave në rast se ndodh ka një përgjegjësi politike dhe jo vetëm penale,
Korrupsionin në rastin konkret nuk evidentohet në rastin në fjalë por me në rast të tjera evidentohet por sistemi ligjor duket i pafuqishëm nuk është e vërtetë.
Ne kemi një sistem ligjor kaq shumë të mirë dhe kaq shumë të fortë sesa ne na mungon vullnetin.
Dhe kush është vullneti? Keni parasysh dy raste të vullnetit ai quhet vullneti politik dhe vullneti institucional por këto të dyja nuk mund të ndahen nga njëra-tjetrën.
Kur vullneti politik është i gatshëm të zbatoj ligjin, atëherë nuk ekziston keq përdorimi taksave dhe normalisht vullnet institucional do të shtrohet vullnetit politikë.
Por kur vullneti politik, si vullnet i ardhur nga partia, sepse këto institucionet zgjedhin anëtarët e tyre dhe në rastin konkret kryetari i bashkisë së Fierit vjen nga Partia Socialiste. Nuk është se është emëruar nga zoti edhe ka zgjedhë zoti edhe ka sjellë poshtë edhe rama thjesht jep direktivat.
Por pikërisht këto njerëz janë zgjedhur nga partia nëpërmjet votës që populli i ka deleguar sovranitetit brenda institucionit për të përdorur siç duhet taksat dhe për mos të bërë korrupsion por të japin shërbimet dhe ajo të konvertohet për qytetarëve ashtu siç duhet.
Tani, a jemi në kushtet ku kjo gjë bëhet kur vullneti politik mungon kemi keqpërdorim dhe rrjedhimisht dhe korrupsion. Por kur vullneti politik është i pastër nuk keni keqpërdorim as korrupsion sepse pikërisht partia është ajo e cila udhëzon.
Këtu nuk kemi të bëjmë me vepër penale po këtu kemi të bëjmë me mënyrën sesi Shqipëria drejtohet tani e tutje nga një parti e vetme e cila ka një pushtet absolute dhe mënyrën që pushteti absolut të ndërhyjë dhe të futet kudo duhet patjetër të bëjë incidente që ku flet kryetari të gjithë zbatojnë në rast se asnjëri ose dikush bën atë që ai mendon, duke shkelur urdhëresën e kryetarit normalisht vullneti politik zgjohet dhe thotë kemi keqpërdorim të taksave.
Edhe normalisht zgjohet sistemi politik me vullnet politikë, i thotë institucioneve me vullnet institucional që marrin ata, që ekziston në arkivin tuaj sistemi ligjor i fuqishëm për të parandaluar këto raste të cilat pse janë anashkaluar nga ana juaj kur ndërkohë ligji ekziston.
Pra është metoda komuniste e asaj kohe që thoshte; Kur je me partinë je shok i udhëheqjes, kur je kundër partisë je, jo armiku i partisë por i popullit.
Pyetja : Flitet për një dëm ekonomik prej 40 milionë lekësh, si përcaktohet përgjegjësia, individualisht për secilin zyrtar, apo si institucion?
Avokati: Sa i përket dëmit ekonomik nuk mund të faktohet qartë në një thjesht shkresë për të bërë një procedim penal.
Demi ekonomik do të matet përsëri , do të dalin një akt ekspertimi dhe dëmi ekonomik në rast se ka ekzistuar duhet të ishte bërë nga buxheti i bashkisë. Dhe kjo vepër penale duhet të ishte treguar me raste dhe më vitin përpara nëse kemi një dëm të tillë ekonomik.
Përsa i përket përgjegjësisë individuale duhet të keni parasysh se kur përfshihen instance më të larta , se ato administrative, politike, sigurisht përgjegjësia është vetëm individuale dhe asnjëherë nuk mban përgjegjësi dikush që është mbi administratën.
Për institucionin normalisht ekziston dëmi, institucione duhet të jetë në çdo forme, e cfarë dollojë gjendje të zhvillohet procedimin, që në person të cilët janë arrestuar të të vazhdojë qëllimi i tyre në rastë se shpallen të pafajshëm përgjegjësia dhe fatura e rëndë që të jetë nga ana e pafajësisë do të shkojë tek çdo institucionet që ka bërë këtë veprim por jo te individin.
Dhe përvec kësaj ne duhet të themi te qytetarët që dëmi ekonomik që shkaktohet shtetit ndaj cdollojë abuzimi ndaj çdo lloj padrejtësie që bëhet një individi i cili shpallet pafajshëm ose gjykata europiane të drejtave të njeriut mer një vendimmarrje kundër shqipërisë normalisht dëmin e paguajmë të gjithë jemi partinë për partinë votojnë apo nuk votojmë jemi me me partinë socialiste, partitë demokratike parti tjetër nuk ka farë rëndësi.
Efekte të një dëmi të shkaktuar nga një qëllim i dëmshëm i cili nuk ka për qëllim arritjes së vërtetës dhënien e drejtësisë , por thjeshtë për të kënaqur popullin që shiko sa i fuqishme shteti përballë atyre të cilët abuzojnë, ky është një mashtrim sepse në fund çdolloj përgjegjësie duhet paguar sepse gjithmonë nxitimi dhe marria e ashtu siç duhet të përgjegjësive në vendin tonë nënkuptojnë dhe fatura të kripura të cilët ne do t'i paguajmë.
Dhe normalisht për shkak se nuk vjen fatura për secilin për ne për ato do të merr nga buxheti shtetit kur të materializohet dhe të arkëtohet gabimi i kushtueshëm për ata të cilët zvarriten në procesin gjyqësore në fund fare marrin pafajësi.
Për shkak se nuk ekziston përgjegjësia individuale por vetëm institucionale, ku institucionet paguajnë faturat e atyre që bëjnë ose japin urdhëresa të gabueshme.
Dëmi ekonomik mund të jetë 40 mln lekë ose më shumë por përgjegjësia gjithmonë në republikën e Shqipërisë do të mbetet jetimë sepse pikërisht papërgjegjshmëria është gjëja kryesore kur je në administrata publike dhe ajo që është më e rëndësishme është që imuniteti politik është më i rëndësishëm se institucioni ku punon personi.
Pyetje: Nga përvoja juaj, sa efektive janë masat e deritanishme ndaj korrupsionit në pushtetin lokal? A ka vend për përmirësim në mënyrën se si procedohen raste të tilla?
Avokati: Korrupsioni në vendin tonë nuk për luftohet nga një institucion i shtrembëruar për këtë arsye që quhet spak. Pse nuk po luftohet? Sepse kur shikoni masat e sigurimit që jep SPAK thotë; Korrupsion pasiv, arrest në burg, korrupsion aktiv, detyrim paraqitje.
Në këtë moment kemi dy fakte , personi që marr lek futet në burg, ai që ka dhënë lekë del në detyrim paraqitje.
Në rast se ky që ka bërë korrupsion aktiv, e ka një sëmundje të pashërueshme, pavarësisë së është kapur për një korrupsion aktiv dhe është në fazat hetimore, ky që është jashtë, në vazhdimësinë e punës së tij korruptive do të gjejë zyrtarë të tjerë dhe çfarë do të bëjë?
A janë marr masat? Cilat janë masat? Thjesht fut një person në burg për korrupsion pasiv dhe ai tjetër i cili nuk është kapur ose duhet kapet për korrupsion aktiv nuk është futur në burg që të parandalohet? Dhe mos te ekzistoj kjo masë, kjo vepër penale?
Masat të cilat janë marrë për korrupsionin në pushtetin vendor kanë qenë dhe janë masa thjesht formale për të kënaqur opinionin por nuk janë masë të cilët japin efekt të atyre çfarë në themi shërimi në plagës së korrupsionit.
Korrupsionit nuk vdes korrupsionit nuk të thoja eliminohet korrupsioni frenohet.
Dhe mekanizmat për të frenuar korrupsionin jo vetëm në pushtetin për në çdo pushtet edhe për të vendorin do të ndodhin në forma të cilat duhet parandalohet menjëherë pra krimit mos të vazhdojë.
është detyrim paraqitje këto masat nuk japin asnjë moment rezultatet pra edhe sikur ti të bësh namin duke arrestuar të gjithë që të cilët janë në korrupsion pasivë ti normalisht aktivin e le të lire.
Për të arritur objektivin pranë vullneti kush është normale nga ligji, sepse ligji është çfarë disiplinë për ligji është urdhërues por edhe mund të jetë edhe informues.
Ligjvënësit kanë armuar që unë dua të parandaloj këto ngjarje sepse i vendos këto në kuadrin ligjor që është penal pra në kodin penal.
Prokuroria mund të marrë masa të parandalojë dhe të përmirësojmë mënyrat si procedohen por jo nuk jemi se nuk ndodh sepse është mentaliteti i tillë.
Kur prokuroria do të marrin iniciativë për të bërë diçka të për përmirësimin e jetës njerëzve e bën në mënyrë të atillë që në fund fare nuk përmirëson thjesht vetëm ajo çfarë bën bën sikur përmirëson për në realitet nuk bënë asgjë thjesht një statistikë e radhës.
Procedurat ndryshohet edhe duke ndryshuar figura të cilët janë në institucionet shtetërore si ato politike është datojnë institucionale si ato kushtetues të cilët normalisht sipas radhës duhet të ndryshojnë.
Por nuk u ndryshuar politika qendrore e një partie cila qeverisë asnjëherë nuk do ndryshohen dhe procedurat e procedimeve që bëhet me raste të tilla konkrete sipër korrupsionit sipas përdorimit të detyrës sipër ndikimin e paligjshëm sipër ndërhyrjen në çështje të një institucioni tjetër duke shkelur pavarësinë e institucioneve me radhë ashtu siç edhe zoti rama bëri duke shkelur kartën e universale ose kartën europiane e autoritetit vendor pranë pushtetit vendorë.
Prandaj të gjitha këto fenomen që janë të gjitha këto ngjarje që kanë ndodhur në vendin tonë janë në situatë jo të mirë dhe jo të shëndetshme për zhvillimin e demokracisë.
Zhvillimi i demokracisë nuk kalon nga zoti po kalon nga njeriu dhe njeriu është ai i cili përmirëson jetën e tij njeriu është ai i cili vendos standardet njeriu është ai që procedon ashtu siç duhet për të përmirësuar situata të ndryshme të cilët ndodhin në institucionet shtetërore dhe jo vetëm.
Pra mekanizimi i përmirësimit nuk kalon vetëm nga normimi ligjit po pikë së pari kalon nga vullneti politik vullneti ligjor vullnete i cili duhet të jetë në raport gjithmonë me të drejtën me të vërtetën dhe me atë që njeriu kërkon gjithmonë për veten e tij.
Përmirësimit sepse sa të mirë aq edhe më akoma dhe më rezultate të mira kemi. Kur kemi rezultatet të këqija normalisht kërkohet që të merren masa por kur përmirësimi duhet të vijë nëpërmjet një vullnet të qartë atëherë ne do të kërkojmë gjithmonë zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është ndryshimin ndryshimi për pushtetin vendor për pushtetin qendror edhe për institucionet në varësi të këtyre pushteteve kalon detyrimisht jo nga kisha nga xhamia po nëpërmjet zgjedhjeve të cilët partitë politike shpallën kandidaturat e kryetarëve të bashkive deputetëve dhe kandidatët për kryeministër që të arrihet ajo që duhet.
Përzgjedhje të mirit që mos të arrijmë që të shkojmë për mirëfunksionimin por një funksionimi kalon vetëm në sistem ku qytetarët vlerësojnë dhe vendosin më të mirët që më skemi këto situata kaotike të cilët na bëjnë që në vend të kemi lajme që gëzojmë për një investim për një llogaridhënie për një gjë të cilat bëhet nëpërmjet këtyre institucioneve në mënyrë demokratike kemi rastet të cilët shikojmë që këta individë abuzojmë dhe jemi këtu pikërisht të komentojmë këto ngjarjen që të ndodhin këto duhet të ndryshim dhe duhet vullneti popullit që të ndëshkojë përmes votës këta individë të cilët abuzojnë dhe përmes votës tjetri ikën në shtëpi dhe nuk ekzistojnë më mundësia që ai person të jetë në institucion shtetëror. /INTERVISTOI NETA FERO
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38