Flash News

KRYESORE

Ishte mes nesh, një hero si Arjani!

Ishte mes nesh, një hero si Arjani!

Heronjtë e vërtetë nuk marrin gjithmonë medalje dhe nuk dëgjoni domosdoshmërish për ta në media. Ata jetojnë mes nesh dhe janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar. Përveç kësaj, ata sakrifikojnë edhe jetën e tyre për të tjerët.
I tillë ishte edhe rasti i Arjan Salës, 35 –vjeçarit i cili si punonjës sigurie në magazinën e një qendre tregtare për të shpëtuar punonjësit, mbeti vetë i bllokuar. Ai shpëtoi rreth 20 persona, por vetë nuk ia doli dot.

Sot, tri ditë pas zjarrit që shkrumboi çdo gjë në magazinë, trupi i tij i pajetë u gjet pranë një dere të kyçur.

Nga informacionet e para, Sala ishte asfiksuar në tentativë për të hapur derën, por mbeti i bllokuar mes tymit e flakëve.

Me sakrificën sublime, historia e Arjanit preku zemrat e gjithë shqiptarëve, saqë në rrjetet sociale gëlonin lutje pafund për gjetjen e tij.

Reagimeve ngushëlluese iu bashkuan edhe politikanë, artistë, e profesionistë të ndryshëm. Ata shprehen se në kohën kur besojmë se njeriu nuk ka më dhembshuri , Arjani na tregoi te kundërtën.

Akti i tij vetëmohues na bëri të besojmë se mes nesh ka ende njerëz me zemër të madhe, si dhe na tregoi të gjithëve se cili është modeli i njeriut që duhet nderuar dhe duhet ndjekur!

Ai humbi  jetën me një akt heroik duke na kujtuar se shpeshherë heronjtë më të mëdhenj janë ata afër e mes nesh!

Arjani la pas veten gruan dhe një djalë të vogël.


 

 

 

Të fundit