Flash News

KRYESORE

Këshilltarët socialistë zbatojnë urdhrin e Ramës, shkarkohet Erion Veliaj

Këshilltarët socialistë zbatojnë urdhrin e Ramës,

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me me 51 vota pro shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranë.

Vendimi erdhi pak javë pas  kërkesës së kryesocialistit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, takim ku ai shpalli si kandidaturë të PS, Ogerta Manastirliun.

Në votim, nuk mori pjesë Fabjan Topollaj i Bindjes Demokratike, i cili gjatë fjalës së tij tha se procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar.

Nga salla u larguan  para votimit edhe dy këshilltarët e PS, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi. 

Pas këtij akti, propozimi i shkon qeverisë për ta finalizuar shkarkimin me vendim të Këshillit të Ministrave.  

Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhje, siç kishte kërkuar pasi Komisioni i Ligjeve të Këshillit Bashkiak Tiranë më herët  vendosi që ai të mos ishte i pranishëm.

Nga ana tjetër, Sekretari i Këshillit Bashkiak, përmes një letre drejtuar Veliajt, pak para mbledhjes, tha se nuk ka vendim që e ndalonte të merrte pjesë.

Të fundit