Flash News

KRYESORE

Marta Kos rrëzon planin Rama–Vuçiç: Pa reforma, nuk ka integrim në BE!

Marta Kos rrëzon planin Rama–Vuçiç: Pa reforma, nuk ka

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kanë nxitur diskutime të reja mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me editorialin e punlikuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Dyshja propozoi që vendet e tyre të përfitojnë nga tregu i përbashkët dhe zona pa kufij Schengen, pa marrë të drejtat politike dhe fuqinë e vetos të anëtarëve të plotë.

Ky plan, që do të krijonte një BE me dy nivele, vendet me të drejta të plota politike dhe vendet që përfitojnë vetëm nga tregu dhe skemat e BE-së, ka ngjallur skepticizëm te Moldavia dhe Ukraina, të cilat kërkojnë të pranohen në mënyrë të barabartë.

Megjithatë, Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, për POLITICO hodhi poshtë idenë, duke theksuar se liderët “ndoshta nuk e dinë sa shumë duhet të bëjnë nëse duan të jenë pjesë e Schengen-it ose tregut të përbashkët.”

Komisionerja shtoi se procesi i reformave është i vështirë, si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE, duke kujtuar se asnjë vend nuk është bërë anëtar që nga Kroacia në vitin 2013.

Kos gjithashtu vuri në dukje se disa raste të veçanta, si Islanda, mund të avancojnë më shpejt për shkak të integrimit të mëparshëm ekonomik dhe shoqëror, por për Ballkanin Perëndimor, aspirata për një “anëtarësim të pjesshëm” nuk është e realizueshme pa përmbushur reformat e nevojshme.

“Islanda është tashmë kaq e integruar përmes EEA-së sa që Tregu i Përbashkët ekziston. Schengen ekziston,” tha Kos. “Pra, temat më të vështira, nëse flas për reformat e nevojshme ose për integrimin në BE, ato tashmë janë aty. Nëse flasim për zhvillimin e demokracisë, ato janë shumë të larta. Vlerat evropiane janë shumë të larta.”

Të fundit