Flash News

KRYESORE

Mbërrijnë ukrainasit e parë në Shqipëri

Mbërrijnë ukrainasit e parë në Shqipëri

Kanë mbërritur në tokën shqiptarë ukrainasit e parë, përmes pikës kufitare të Qafë Thanës.

Mësohet se janë rreth 20 shtetas ukrainas të cilët kanë hyrë në vendin tonë që nga nisja e luftës nga Rusia.

Policia kufitare konfirmon se ukrainasit e ardhur deri më tani nuk kanë kërkuar ndihmë as për strehim dhe as për akomodim, pasi mendohet se ata mund të kenë apartamentet e tyre në bregdetin shqiptar.

Që prej nisjes së luftës, sot dita e shtatë, mijëra qytetarë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre për t’u strehuar në vende të ndryshme në Europës.

Kujtojmë se qeveria shqiptare ka shprehur gatishmërinë për të pritur refugjatët ukrainas.

 

 

Të fundit